News

Coolio, reperi i ‘Gangsta’s Paradise’ ndërron jetë në moshën 59-vjeçare

Coolio, reperi i ‘Gangsta’s Paradise’ ndërron jetë

Coolio, reperi i disa hiteve të famshme gjatë viteve '90-të, ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare. I njohur për këngët "Gangsta’s Paradise” dhe “Fantastic Voyage", Coolio është ndarë nga jeta dje (e mërkurë) dhe lajmin e konfirmoi miku dhe menaxheri i tij për CNN. 

Nuk dihet ende cila është arsyeja e vdekjes së parakohshme, por nga të dhënat e para, kreu i Departamentit të Zjarrfikësve të Los Angeles-it konfirmoi se zjarrfikësit dhe mjekët e ndihmës së shpejtë iu përgjigjën një telefonate që vinte nga zona e banesës së tij dhe bëhej fjalë për një urgjencë mjekësore. Kur mbërritën, gjetën një burrë që nuk reagonte dhe pavarësisht përpjekjeve prej 45 minutash për ta rikthyer në jetë, nuk mundën.

Coolio u rrit në Compton, California, dhe gjatë jetës së tij ka folur shpesh për problemet e varësisë me drogën dhe sesi ja doli të shkëputej nga ajo botë falë karrierës si zjarrëfikës.

"Unë s'po kërkoja të bëja karrierë, po kërkoja diçka që të më pastronte- një mënyrë për t'u shkëputur nga droga. Do vrisja veten dhe e dija që duhet të ndaloja. Tek zjarrëfikësit u trajnova dhe mora disiplinën që kisha nevojë. Ne vraponim çdo ditë. Nuk pija dhe as tymosja më asgjë siç bëja zakonisht."

Karriera e tij si reperi nisi gjatë viteve '80-të, por kulmi i famës erdhi me këngën "Gangsta’s Paradise", kolona zanore e filmit “Dangerous Minds". Në 1996-ën ai fitoi çmimin Grammy për këtë hit! 

 

 

REELS

Leku shkon te leku ore ?

Kripë në plagë ?

❣️?

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? ?

Jeni gati për 11 korrik apo jo? ?

Coolio, the rapper of 'Gangsta's Paradise', passes away at the age of 59

Coolio, reperi i ‘Gangsta’s Paradise’ ndërron jetë

Coolio, the rapper of several famous hits during the 90s, has passed away at the age of 59. Known for the songs "Gangsta's Paradise" and "Fantastic Voyage", Coolio passed away yesterday (Wednesday) and his friend and manager confirmed the news to CNN. 

The cause of the untimely death is not yet known, but from initial reports, the chief of the Los Angeles Fire Department confirmed that firefighters and paramedics responded to a call coming from the area of ​​his apartment and it was a medical emergency. When they arrived, they found a man unresponsive and despite 45 minutes of efforts to revive him, they could not.

Coolio grew up in Compton, California, and throughout his life has often spoken about his drug addiction problems and how he managed to break away from that world through a career as a firefighter.

"I wasn't looking for a career, I was looking for something to clean me up - a way to get off drugs. I was going to kill myself and I knew I had to stop. In the fire department I trained and got the discipline I needed. We ran every day. I didn't drink or smoke anything like I used to."

His career as a rapper began during the 80s, but the peak of fame came with the song "Gangsta's Paradise", the soundtrack of the movie "Dangerous Minds". In 1996, he won a Grammy Award for this hit!