
Rrjeti social Instagram me hapa të shpejtë po bëhet media sociale kryesore për biznese apo individ për të qënë të suksesshëm. Blogeret në Instagram madje e kanë kthyer atë në një lloj biznesi. Por, kryefjala e këtij rrjeti social janë fotot. Nëse doni që llogaria juaj të jetë tërheqëse dhe e suksesshme herët apo vonë duhet të diferencoheni nga të tjerët. Kjo bëhet pikërisht me anë të mënyrës si i bëni fotot.
Këto janë disa këshilla si të bëni foto më tërheqëse në Instagram...
1. Si fillim bëjini fotot me aparatin tuaj
Nuk ka asgjë më të keqe sesa të shohësh një foto të ngarkuar në Instagram me shumë potencial, por që ka dicka që nuk shkon. Nëse fotot i bëni si fillim me aparat fotografik i jepni mundësi vetes të ndërmerrni një proce analizimi dhe kapjes së gabimeve, e cila në fakt është mënyra si prodhohen fotot e mrekullueshme që ne shohim kudo në internet. Fotot e bëra me aparat gjithashtu do të jenë me një cilësi më të lartë dhe mbas modifikimeve të bëra ato do të ruajnë një cilësi të konsiderueshme.
2. Ndiqni njerëz që ndajnë të njëjtin interes dhe frymëzim me ju
Instagrami është një komunitet, i cili ka të bëjë me tu frymëzuarit, të frymëzosh të tjerët, të ndash interesa të përbashkëta dhe të takosh njerëz nga e gjithë bota të cilët ju interesojnë dhe anasjelltas. Ndiqni profile të njerëzve që udhëtojnë shumë, të ngjashëm me tuajin por të ndryshëm në aspekte të tjera. Mos harroni të ndiqni edhe profile që ju rikujtojnë të kujdeseni për trupin, të hani shëndetshëm si dhe të informoheni se cfarë ndodh nëpër botë.
3. Merrni pozicion
Gjërat e vogla janë ato më të rëndësishmet kur bëhet fjalë për të bërë një foto perfekte instagrami. Sigurohuni që po qëndroni drejt, me këmbët të pozicionuara mirë në tokë, fokusohuni tek objektivi i aparatit (ose jo, kjo varet nga fotoja), aparati duhet të jetë drejt për të arritur në një rezultat simetrik dhe asgjë nuk duhet të jetë duke penguar foton. Në fund shkrepeni foton. Gjithashtu nëse në foto objektivi jeni ju dhe jo natyra përshëmbull, sigurohuni që të jeni në qëndër të fotos për tu evidentuar më tepër.
4. Prerja dhe rrotullimi
Edhe nëse mbas disa përpjekjesh përsëri nuk po arrini të ‘kapni’ foton e duhur mos u shqetësoni sepse kjo u ndodh edhe më të mirëve. Ju mund ti modifikoni ato me aplikacionin ‘photo editing’ para se ti ngarkoni. Mund të prisni foton nëse në një cep ka dal dicka e padëshiruar apo që largon vëmendjen nga ajo cka ju doni të përcillni.
5. Mos e teproni me filtrat
Duke ndricuar së tepërmi fotot, duke hequr kontrastin, shtimi i filtrave njëri mbas tjetrit…mund të coj në një rezultat jo fortë të dëshiruar. Ajo që është më e rëndësishme është emocioni që përcjell fotoja dhe historia që ajo mbart prandaj përdorini ata me limit.
6. Modifikim jashtë Instagramit
Nëse keni disa aplikacione për të modifikuar fotot, pra për dhënien e ndricimit, kontrastit etj, zgjidhni atë që i përshtatet më mirë fotos që po punoni. Përdorim i disa aplikacioneve të ndryshme mbi të njëjtën foto mund të coj në një rezultat jo të kënaqshëm. PS Express është një aplikacion që mund të bëjë modifikime të vogla si prerja, rrotullimi, qartësimi, etj pa u dukur si e tepruar.
7. Foto domethënëse
Tregoni një histori, jini të gjallë, jini vetvetja.
8. Mendojeni galerinë tuaj të fotove si një dyqan
Nëse do të zotëronit një dyqan sigurisht që do të mundoheshit të vendosnit artikujt më të shitur në vitrinë në mënyrë që ti drejtonit njerëzit të futeshin brënda. E njëjta gjë është edhe me Instagramin, duhet të vendosni gjithmonë fotot më të bukura. Nëse në një moment e keni me mëdyshje ta ngarkoni apo jo një foto të caktuar, mos e bëni. Do të vijë një moment tjetër më i mirë për tu fotografuar e për të krijuar një foto perfekte.
9. Sfondi
Nëse mendoni të fotografoni një objekt, një dhuratë në një ambjent të brëndshëm zgjidhni një sfond 1-ngjyrësh. Sfondi i bardhë është një alternativë shumë e mirë për të përcjellë finesë.
10. Tësësia
Të gjitha fotot që mund të ngarkoni duhet të kenë një lloj lidhjeje me njëra-tjetrën edhe pse mund të jenë bërë në shtete apo qytete të ndryshme. Ato duhet të përcjellin esencën e njëjtë, atë që ju ka shtyrë të keni një llogari në Instagram.
Burimi: Worldofwanderlust