Celebrity

Përpara se të bëhej pjesë e pallatit mbretëror, Meghan Markle për paaak është ndarë nga princ Harry

Shkruar nga Anabel

27 Shtator 2022

Përpara se të bëhej pjesë e pallatit mbretëror, Meghan
POOL/SAMIR HUSSEINGETTY IMAGES

Një numër i madh librash që tregojnë jetën mbretërore, po botohen dhe po na zbulojnë neve, njerëzve të thjeshtë të gjitha sekretet që ndodhin brenda dhomave të panumërta të pallatit mbretëror. Korrespondenti mbretëror, Valentine Low ka sjellë pikërisht një libër, të titulluar “Courtiers: The Hidden Power Behind The Crown”, ku flitet për raportin e Meghan dhe Harry-t.

Në një fragment të botuar në “The Times”, Valentine zbuloi se pasi u publikua lajmi se Harry po takohej me Meghan, kjo e fundit i dha një ultimatum: Nëse Harry nuk e trajtonte si duhej marrëdhënien e tyre, ajo do ta linte. “Nëse nuk jep një deklaratë që konfirmon se unë jam e dashura, do të ndahemi”, i kishte thënë Markle, sipas Valentine.

Qartazi, kjo deklaratë shkaktoi panik te Harry dhe një burim tha se ai u çmend nga mendimi se Meghan do ta braktiste. Kështu, Harry i kërkoi sekretartit të komunikimit në pallatin Kensington, Jason Knauf, që të konfirmonte se Meghan ishte e dashura e tij. Në të njëtjën kohë, dënoi edhe paragjykimet raciste të disa titujve mediatikë.

Më pas, Meghan pretendoi se kaloi shumë ngacmime dhe komente raciste nga pjesëtarë të familjes mbretërore dhe kur situata u bë e paqëndrueshme, ajo dhe Harry lanë detyrat mbretërore, për t’u zhvendosur me fëmijët, Archie dhe Lilibet në Kaliforni.

Artikuj të sugjeruar: