Celebrity

Oops! Gigi ka thyer “kodin e gocave”, duke u lidhur me ish-in e shoqes

Shkruar nga Anabel

26 Shtator 2022

Oops! Gigi ka thyer “kodin e gocave”, duke u lidhur me ish-in e
Instagram; Wikimedia

Ndarja e Leo DiCaprio nga Camila Morrone (pasi mbushi 25 vjeç), solli lajme, reagime dhe meme.

Por, Leo vijon të tërheqë vëmendjen me lidhjen e tij me Gigi Hadid, e cila qenka, ose më saktë, ishte shoqe me Camila-n.

Burime të afërta me Morrone-n thonë se ajo ndihet e tradhtuar nga fakti që mikesha e saj, tanimë është lidhur me ish-in e saj, Leo-n dhe se e gjitha ishte “surprizuese”.
“Për Camila-n ishte surprizuese të merrte vesh se Leo dhe Gigi po dalin bashkë. Ajo ndihet e tradhtuar”, thotë burimi.

Ndërkohë, Camila dhe Leo janë ndarë dhe bashkuar disa herë, që të gjenin një zgjidhje për të shpëtuar marrëdhënien e tyre, por miqtë e saj theksuan se në mendjen e Marrone-s, ajo dhe Leo nuk ishin ndarë.

Më pas erdhi lajmi se mikesha e saj dilte me ish-in e saj dhe Camila u zhgënjye, sepse sigurisht, Gigi theu “kodin e gocave”.

Një tjetër person që mesa duket nuk e mbështet raportin Leo-Gigi është edhe Zayn Malik, ish-i i Gigi-t, me të cilin supermodelja ka dhe një fëmijë, vogëlushen 2-vjeçare, Khai.

Deri tani, lidhja Leo-Gigi është bërë më e qëndrueshme dhe qartazi, janë dy pëllumbat e dashuruar kundër botës.

Artikuj të sugjeruar: