
Një video e Sarës dhe DJ PM gjatë ditëlindjes së saj, po bëhet virale në rrjet. PM “propozon” Sarën me një kuti unaze…bosh.
Shakaja është mirëpritur nga Sara dhe të dy, së bashku me njerëzit aty afër, kanë qeshur.
Nuk ka asgjë të pazakontë në gjithë këtë, por gjithsesi, PM duhet ta falenderojë Sarën që e mori me sportivitet gjithë situatën.
Raste në internet na tregojnë se jo pak herë, vajzat mërziten nga këto shaka, shumë madje.
Dikush në Reddit për shembull, pyet nëse është normale që “u mërzit dhe qau me orë të tëra, kur i dashuri i saj i bëri një propozim fals, për shaka”.
Gjejeni si ishin përgjigjet? Shumë prej tyre i jepnin të drejtë vajzës dhe madje tregonin se “propozimi nuk është diçka me të cilën bëhet shaka”.
Përpara pak kohësh, një përdorues i TikTok, Alexandrovitch, nga Gjermania, i bëri një “prank” të dashurës. Ai krijon një ambient tejet romantik me petale, tullumbace dhe gjithçka tjetër, për ta çuar të dashurën….në kuzhinën plot me pjata, tenxhere dhe tiganë për t’u larë.
Njerëzit filluan ta kritikonin vlogerin, duke e quajtur shakanë e tepërt dhe madje, edhe lënduese.
Për shumicën e njerëzve, një propozim martese përfaqëson një nga momentet më të paharrueshme në jetën e tyre. Prandaj, këto shaka duhen menduar dy herë sepse pa dashur mund të lëndojnë dikë. Sigurisht që kjo varet edhe nga partneri/ja. Për fat, Sara e priti mirë shakanë dhe askush nuk u lëndua gjatë “propozimit”.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.