Sex

Çfarë e bën kaq ~seksi~ pështymën?

Shkruar nga Anabel

24 Shtator 2022

Çfarë e bën kaq ~seksi~ pështymën?
Photo Credits: Cosmopolitan

Kur njerëzit menduan se Harry Styles pështyu mbi Chris Pine (jo, ai nuk pështyu vërtet), pas pak kohe interneti e ktheu gjithë këtë në diçka seksuale. Por pse pikërisht, ishim të gjithë kaq të eksituar për pështymën e Harry-t? Pse ky moment konfuzues, ishte kaq... erotik?

Okay, arsyeja pse ishte kaq e lehtë për të gjithë ne që ta kthenim pështymën në një gjë seksi ishte sepse pështyma, e tillë është. Ajo është në thelb erotike. 

Për më tepër, seksologët e cilësojnë si një element të rëndësishëm të paralojës, thuajse në të gjithë llojet e seksit.

Nga ana tjetër, pështyma mund të marrë pjesë edhe në shprehjen e dominimit-nënshtrimit në shtrat. Të pështyhesh është degraduese. Konsiderohet si një nga gjërat më të tmerrshme që mund t'i bëjmë dikujt. Dhe kjo është arsyeja pse na duket kaq seksi. Jemi të ndezur nga tabuja!

Dhe nëse e gjithë kjo ju duket e habitshme, 43% e burrave dhe 35% e grave kanë fantazuar rreth pështymës gjatë seksit. Nëse s'e keni bërë më parë, kjo është shenja që ju duhej për të eksploruar me të.

Burimi: Cosmopolitan