Më 16 shtator, Mahsa Amini humbi jetën në Teheran pasi u arrestua nga policia e moralit për mosmbajtjen e hixhabit, duke shkaktuar protesta të mëdha në vend.
Çfarë ndodhi me Mahsa Amini?
Më 13 shtator, Mahsa Amini, një 22-vjeçare iraniane, u arrestua nga policia në Teheran për mosmbajtjen e hixhabit të detyrueshëm në publik. Ajo vdiq në paraburgim policor tre ditë më vonë dhe autoritetet iraniane pretenduan se ajo kishte pësuar "një atak në zemër". Megjithatë, dëshmitarët okularë raportojnë se kanë parë policinë duke e rrahur atë – dhe shumë besojnë se rezultoi në rënien e saj në koma vdekjeprurëse.
Familja e saj ka konfirmuar gjithashtu se Mahsa nuk kishte vuajtur kurrë më parë nga një sëmundje e zemrës. Babai i saj, Amjad Amini, thotë se atij i është mohuar e drejta për të parë pamjet e arrestimit.
“U kërkova të më tregonin kamerat dhe ata më thanë se ‘kamerat në atë zonë nuk kishin patur bateri’”, u shpreh ai për BBC Persia.
I ati u ndalua gjithashtu të shihte trupin e të bijës, i cili ishte mbështjellë me një çarçaf kur iu paraqit atij. Sidoqoftë, ai thotë se vuri re mavijosje të dyshimta në këmbët e saj,
Një deklaratë e mëparshme nga drejtori i përgjithshëm i mjekësisë ligjore në provincën e Teheranit, megjithatë, pohoi se "nuk kishte shenja lëndimesh në kokë dhe fytyrë, nuk kishte mavijosje rreth syve ose fraktura në kafkën e Mahsa Amini".
Organizata të shumta të të drejtave të njeriut, përfshirë Amnesty International, kanë bërë thirrje për shqyrtim të mëtejshëm. Presidenti Ebrahim Raisi i tha Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se "nëse vdekja e saj ishte për shkak të neglizhencës, ajo patjetër do të hetohet".
Në të njëjtën ditë, Raisi – i cili dënoi protestuesit iranianë për “aktet e tyre të kaosit” – anuloi një intervistë të planifikuar prej kohësh me Christiane Amanpour, pasi ajo refuzoi kërkesën e tij të minutës së fundit që ajo të mbante shami.
Dozens of political activists and journalists have been arrested on Thursday evening as protests continue in #Iran. According to a human rights organisation at least 30 people are killed but the number is expected to be higher. #mahsaamini @amanpour pic.twitter.com/0wCOD7cjFI
— Rana Rahimpour (@ranarahimpour) September 23, 2022
Si është përgjigjur publiku iranian ndaj vdekjes së Mahsa Amini?
Demonstratat filluan në provincën e Kurdistan më 17 shtator pas funeralit të Mahsa-s dhe u përhapën me shpejtësi në të gjithë vendin me disa video të qytetarëve iranianë që digjnin publikisht hixhabet e tyre.
Ndërkohë, në TikTok, përdoruesit kanë postuar video të tyre duke prerë flokët si një akt kundërshtimi. Ashtu si në vitin 2019, kur rreth 200,000 njerëz dolën në rrugë si përgjigje ndaj një krize karburanti, qeveria iraniane është përgjigjur me goditje brutale - duke vendosur oficerë policie të armatosur me armë dhe mjete të tjera sulmuese.
Energjia elektrike është ndërprerë në Teheran gjatë natës për të dekurajuar grumbullimin, ndërsa shërbimi celular dhe aksesi me valë janë ndërprerë.
Platformat përfshirë WhatsApp dhe Instagram thuhet se janë bllokuar gjithashtu. Të paktën 17 persona besohet se kanë vdekur në protesta deri më tani, ndërsa demonstruesit dolën në rrugë në kryeqytete të tjera, përfshirë Stambollin dhe Bejrutin, në shenjë solidariteti.
Unprecedented scenes in Iran: woman sits on top of utility box and cuts her hair in main square in Kerman to protest death of Mahsa Amini after her arrest by the morality police. People clap their hands and chant “Death to the dictator.” #????_????? pic.twitter.com/2oyuKV80Ac
— Golnaz Esfandiari (@GEsfandiari) September 20, 2022
Cilat janë saktësisht ligjet e Iranit rreth hixhabit tani?
Irani prezantoi për herë të parë legjislacionin që e bënte hixhabin të detyrueshëm në publik në fillim të viteve '80 pas Revolucionit Islamik.
Policia e përkushtuar e moralit, e njohur si Gasht-e Ershad, aktualisht ka për detyrë të sigurojë që gratë të mbajnë shami dhe veshje të gjera.
Zbulimi i flokëve ose grimi i tepërt janë gjithashtu arsye të mjaftueshme që Ershad të ndalojë dikë. Shpesh, ata që mendohet se shkelin ligjet e modestisë çohen në "qendra riedukimi", e para prej të cilave u hap në vitet 2010, ku të burgosurat detyrohen të ndjekin mësimet rreth parimeve të Islamit dhe të nënshkruajnë premtime se do të vishen më modeste në të ardhmen.
Tani, gratë po shpresojnë se protestat pas vdekjes së Mahsa Amini mund të jenë një pikë kthese që do të sjellë ndryshime thelbësore në shoqërinë iraniane.
Burimi: British Vogue