Showbiz

Ilir Shaqiri flet për arsyen e largimit nga Top Channel drejt Tv Klan: ‘E them me keqardhje këtë’

Ilir Shaqiri flet për arsyen e largimit nga Top Channel drejt Tv Klan:

Pas fitores në “Big Brother VIP”, u përfol se balerini Ilir Shaqiri do të ishte pjesë e jurisë së “Dancing with the stars”, mirëpo siç mund ta keni parë, ai është kryetari i jurisë së “Dance with me” (Tv Klan), një format i ngjashëm që do të jetë konkurrent i “Dancing with the stars” (Top Channel). Çfarë ndodhi?

Kohëve të fundit, nëpër portale është përfolur për një krisje të marrëdhënieve mes Ilir Shaqirit dhe bashkëproducentes së “Big Brother VIP”, Lori Hoxha, nisur nga fakti se nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Anabel.al kontaktoi me Ilir Shaqirin në lidhje me këto pretendime, i cili u shpreh se përgjigjja e këtij është kjo:

“Jua them fare thjesht që kam komunikuar vetëm dy herë që pas daljes nga BBV me produksionin e projektit ‘Dancing with the stars’. E them me keqardhje këtë pikërisht sepse kam qenë dhe jam ndjerë pjesë e familjes Top Media për një nga eksperiencat më të forta dhe të bukura të jetës siç ishte BBV, gjithashtu dhe imazh i familjes aktuale Digitalb.”

postimin në Instagram, Shaqiri shton ndër të tjera:

“Komunikime të cilat për muaj me radhë munguan totalisht deri në 23 maj, kur herën e parë kërkesa ime ndaj produksionit të ‘Dancing with the stars’ mori përgjigjen ‘Je i lirë’, duke mos lënë shteg shprese për asnjë eventuale pritje të mëtejshme. [Komunikimi i  dytë ishte] herën e dytë më 29 korrik e tutje me iniciativë të produksionit të ‘Dancing with the stars’ kur kërkesa e tyre për të qenë pjesë e ‘Dancing with the stars’ si kryetar jurie mori gjithashtu përgjigjen nga ana ime ‘Nuk jam më i lirë’, sepse vendimi për të qenë pjesë e ‘Dance with me’ pas 2 muajsh pritje tashmë ishte konkretizuar.”

“Thënë kjo, vendosa të ndjek në Tv Klan projektet e mia për sezonin televiziv të ardhshëm. Artisti jeton falë konsideratës dhe vlerësimit të pakushtëzuar duke i ofruar vetes dhe publikut më të mirën aty ku mendon se karriera e tij ka një zhvillim performance,” shkruan në vijim.

Anabel.al iu drejtua producentes Lori Hoxha për një koment, por nuk kemi marrë ende një përgjigje.

Shënim: Në një version të mëparshëm të këtij artikulli, fraza "nuk jam më i lirë" u shkrua gabimisht "nuk jam më i mirë". Artikulli është korrigjuar.

REELS

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

Ilir Shaqiri talks about the reasons for leaving Top Channel on TV Klan: 'I say this with regret'

Ilir Shaqiri flet për arsyen e largimit nga Top Channel drejt Tv Klan:

After the victory in "Big Brother VIP", it was rumored that the dancer Ilir Shaqiri would be part of the jury of "Dancing with the stars", but as you may have seen, he is the chairman of the jury of "Dance with me" (Tv Klan ), a similar format that will be a competitor to "Dancing with the stars" (Top Channel). What happened?

Recently, portals have been talking about a break in the relationship between Ilir Shaqiri and the co-producer of "Big Brother VIP", Lori Hoxha, based on the fact that they no longer follow each other on Instagram.

Anabel.al contacted Ilir Shaqiri regarding these claims, who stated that his answer is this:

"I tell you quite simply that I have communicated only twice since leaving BBV with the production of the 'Dancing with the stars' project. I say this with regret precisely because I have been and felt part of the Top Media family for one of the strongest and most beautiful experiences in life, as was BBV, also an image of the current Digitalb family."

In the post on Instagram, Shaqiri adds among other things:

"Communications which for months were completely absent until May 23, when for the first time my request to the production of 'Dancing with the stars' received the answer 'You are free', leaving no hope for any further waiting. [The second communication was] the second time on July 29 onwards at the initiative of the production of 'Dancing with the stars' when their request to be part of 'Dancing with the stars' as a jury president also received the response from my side ' I'm not better', because the decision to be a part of 'Dance with me' after 2 months of waiting was already concrete."

"That being said, I decided to pursue my projects for the next television season on Tv Klan. The artist lives thanks to the consideration and unconditional appreciation, offering himself and the public the best where he thinks his career has a performance development," he writes next.

Anabel.al reached out to producer Lori Hoxha for a comment, but we have not yet received an answer.