Pushteti

Meghan Markle ka kërkuar takim “kokë më kokë” me mbretin Charles III

Shkruar nga Anabel

23 Shtator 2022

Meghan Markle ka kërkuar takim “kokë më kokë” me
Getty Images

Daljet publike të Meghan dhe Harry në Mbretërinë e Bashkuar kanë përfunduar, pas procedurave të funeralit të mbretëreshës, ama, kjo s’e ndalon Meghan të vendosë “pikat mbi i”.

Sipas Neil Sean, gazetarit mbretëror, një burim i sigurt, e informoi atë se Markle kërkoi takim kokë më kokë me mbretin Charles III, përpara se të largoheshin nga Mbretëria e Bashkuar, për të vijuar jetën e tyre në Kaliforni.

Ai e cilësoi veprimin e Meghan si shumë të guximshëm dhe e vlerësoi vetëbesimin e saj. “Ajo shkroi një letër zyrtare për mbretin”, shtoi Neil.

Sean theksoi se letra shërbeu si një mundësi për të qartësuar gjërat, për të ndarë të drejtën nga gabimet dhe për të argumentuar ngjarjet që kanë ndodhur përgjatë dy viteve të fundit.

Situata në familjen mbretërore vijon të jetë e nderë dhe as vdekja e mbretëreshës nuk i ka ulur tensionet mes Meghan, Harry dhe pjesës tjetër të pallatit mbretëror.

P.S.: Është ende e paqartë nëse dukesha e zhvilloi takimin me mbretin, apo thjesht e tregoi shqetësimin e saj përmes letrës.

Artikuj të sugjeruar: