Pushteti

Mbretëresha Elizabeth II e adhuroi Harry-n deri në fund, thotë historiani

Shkruar nga Anabel

22 Shtator 2022

Mbretëresha Elizabeth II e adhuroi Harry-n deri në fund, thotë
Getty Images

Marrëdhënia e mbretëreshës Elizabeth II me nipin e saj, princ Harry, mbeti e palëkundur përgjatë viteve. Këtë, e konfirmon edhe historian Robert Hardman, autori i “Queen of Our Times: The Life of Elizabeth II”.

Mbretëresha Elizabeth II e adhuroi Harry-n deri në fund, thotë
Getty Images

Në libër, ai thotë se monarkja “e adhuroi Harry-n deri në fund dhe Harry e adhuroi atë”.

“Unë mendoj se ajo ishte ura lidhëse mes Windsor dhe Kalifornisë dhe një nga dëshirat e saj më të mëdha ishte që familja t’i rregullonte marrëdhëniet”, shtoi Hardman.

Raportet e Harry dhe Meghan Markle me pjesën tjetër të familjes kanë qenë prej kohësh të ndërlikuara, veçanërisht pasi ata hoqën dorë nga rolet mbretërore, për t’u zhvendosur në Kaliforni, së bashku me fëmijët e tyre.

Mbretëresha Elizabeth II e adhuroi Harry-n deri në fund, thotë
Getty Images

Ndonëse Harry dhe Meghan iu bashkuan William dhe Kate Middleton për të parë homazhet mbi mbretëreshën, sërish ata u dukën të ftohtë dhe ka gjasa, që të duhet shumë më tepër kohë që marrëdhëniet e tyre të rregullohen.

Artikuj të sugjeruar: