Celebrity

Adam Levine dhe akuzat për tradhti: EmRata ka një mendim mbi situatën (dhe modelen)

Shkruar nga Anabel

22 Shtator 2022

Adam Levine dhe akuzat për tradhti: EmRata ka një mendim mbi

Për skandalin e Adam Levine, i cili u shkruante modeleve dhe jo vetëm në Instagram, nga llogaria e tij zyrtare, dha një mendim edhe Emily Ratajkowski.

Ajo u ka kërkuar njerëzve të mos gjykojnë modelen Summer Stroh, e cila pretendoi se kishte një lidhje fizike (jo vetëm virtuale) me këngëtarin e “Maroon 5”, ndërkohë që ai pret të bëhet baba me Behati Prinsloo.

@emrata #stitch with @sarasadmomfoster ? original sound - Emrata

EmRata ka publikuar një video në TikTok ku thotë: “Nuk e kuptoj pse vijojmë të fajësojmë gratë për gabimet e burrave, sidomos kur po flasim për (vajza) 20 e pak vjeç, të cilat përballen me burra me pozita të fuqishme, që janë dyfishi i moshës së tyre".

Ratajkowski, e cila ka edhe një bashkëpunim me Levine, në një videoklip muzikor, “Love Somebody”, ka nënshkruar divorcin këtë muaj me ish-bashkëshortin, Sebastian Bear-McClard, sipas burimeve, për shkak të tradhtive të tij.

Edhe pse Emily nuk e ka pranuar hapur arsyen e ndarjes, ka pëlqyer një postim nga një person në Twitter, ku flitej për tradhtinë e Sebastian.

Artikuj të sugjeruar: