Letra 1
Dilema ime: Mirmbrema anabel .Kam dhe un nje histori ,,,ne jeten time kan ndodhur shum gjera qe nuk mund ti tregoj te gjitha se do me duhet nje nat dimri e nje dit vere ti tregoj .......po them disa gjera shum shkurt .....un isha e martuar prej shum vitesh kam 2 femij tashme te ritur dhe dua te them se jeta ishte me shum vujtje dhe halle ....por kam duruar per femijt ...deri tani te pakten se kur te shkon thika ne kock ather nuk durohet me . Kisha nje bur vec per aventura kur i thon i pelqente te kishte gra te tjera dhe un e dija po skisha ca te beja kam ik shum her e shum her jam kthyer po tani ne fund e teproi shum sepse pati te dashur nje shoqen time prej 5 vjete .....un i kuptova qe mujt e para qe beja shoqeri me ate grua dhe patjeter qe u zum po ca rendsi ka kjo un durova prej 5 vjete kete lidhje derisa ne fund mora dhe vesh se femija qe ajo ka eshte e tij sepse ajo grua ish e martuar po femijen se ka me burin e vet po me timin .......keshtu qe skishte me kuptim te jetoja me me te ......ika nga shpia bashk me femijt dhe kan kalu 1 vit qe ather po tashti kohet e fundit ai eshte kujtu per mu dhe po me kerkon te kthehem mbrapa qan e premton qiellin me yje .......nuk mund ta besoj se eshte i njejti njeri qe me nxiu jeten spo di si te sillem se te them te drejten me vjen dhe keq per te po nuk dua qe te kthehem me ....te lutem anonim..
Letra 2
Prsh! jam nje vajze nga pjesa veriore e shqiperis ,dilema ime me e madhe sot per sot esht se un jam e dashuruar me nje person qe ka qen i martuar dhe ka nje femi nga ajo martes por ai sot esht i divorcuar nga ajo grua dhe un jam ne dilem te madhe pasi nuk di cte bej me ket person pasi lidhja jon ka arritur ne ate pik qe duhet patjeter ti japim nje drejtim dmth duam ta bejm zyrtare po un jam ne nje situat shum te veshtir pasi nuk di se cte bej tju tregoj prinderve per ket martes qe ky ka par si dhe ajo qe ma torturon me se shumti shpirtin esht se a do gjykohem un ngaqe kam mar nje te divorcuar pasi vet jam beqare dhe si mendoni ju miq do eci kjo lidhje mes nesh apo do na ndjek gjithmon hija e te shkuares se ati.ju lutem postojeni kam nevoj per disa mendime anonim ju lutem.
Letra 3
Pershendetje! Tema e sotme me pershtatet shume prandaj vendosa ta shkruaj kete leter duke shpresuar qe ta publikoni. Kam nje lidhje 3 vjecare dhe mund te them qe ai eshte njeriu me i mrekullueshem qe ekziston ,me do shume ,me respekton mbeshtet per cdo gje dhe une e dua po aq shume. Une kam mbaruar fakultetin por edhe shkollen e polcis e tani punos si oficere policie. Ndersa i dashuri im nuk ka nje shkoll dhe tashme eshte pa pune pasi do qe te gjej nje pune te hajrit . Problemi qendron qe ai nuk mund te gjej nje pune me te mire sepse nuk ka nje profesion apo nje diplom por ne menyr kategorike refuzon ta pranoj kte gje. Lidhjen tone e ka marre vesh familja e tij dhe familja ime po ashtu. Ishte shume e veshtir qe nena e tij te me pranonte per shkak se une isha nje ''palo police'' sic me quante ajo, por me ne fund e pranoi,edhe pse me gjykojn shume per punen qe une bej. Ndersa familja ime ne menyr kategorike nuk e pranon sepse me thot qe nuk ke ce do nje njeri pa shkoll, pa pune, pa te ardhme, madje me kane vendosur ultimatum ne menyr qe te ndahem me ate, ne qofte se nuk ndahem ateher duhet te largohem nga shtepia. Jam ne nje dilem shume te madhe, te ndjek dashurin dhe te shpresoj te nje e ardhme e mire edhe pse njeriu qe une dashuroj nuk me jep nje prove sado te vogel qe une te shpresoj. Apo te heq dore dhe te ndjek arsyen. Faleminderit nqs e publikon anabel. Anonim te lutem.
Letra 4
Dilema ime me pelqen tema e sotme Lexoj gjithmon temat ketu dhe eshte hera e pare per mua qe po shkruaj ketu Dilema ime eshte : Te pranoj te fejohem me shkuesi te pranoj burrin qe me kan zgjedhur prindrit apo te refuzoj?? Nk jam e lidhur dhe nk kam qene pasi jam perkushtuar teresisht studimeve sepse dua te shkoj ne itali te punoj ne degen time pran motres time e cila me ka dhen shkollen pasi ka qene ajo qe me ka paguar shkollen Anonim ju lutem pasi shumica e shokve te mi komentojn ketu Anabel je me e mira
Letra 5
Dilema ime anabel ? Te ftoj per kafe djalin qe dashuroj apo jo ? Ai esht 10 vite me i madh se un dhe e kam Njohur ne palester. Oh anabel se ke iden sa i bukur dhe i mir qe esht , mos te them qe shkoj npalester vetem per ate. Problemi qendron se ai qeka i martuar dhe ka nje djal tvogel ... qe e pabesueshme per mu se aii sduket fare per moshen qe ka madje un mendoja se ai ishte 3-4 vite me e madhe se un ca te bej ju lutem me ndihmoniii un jam shum karakter i fort por Flutrat ne stomak qekan me te forta se une.. kam shum frik ti them per me dal se ja me refuzoj si do iki me ne palester une? Ose cfar mund te bej qe te me ftoi ai ? Se kshu flasim po vetem si shok ... te pergjerohem anabel ma publiko te lutem se nuk kam asnje per te fol per ket mhb shyqyr qe ekzistoni ju
Letra 6
pershendetje Anabel. Jam 22 vjeç dhe une kam nje dilem te cilen vendosa ta ndaj me ju per te mar dhe mendimet e komentuesve( megjithse e di qe shumica jane paragjykues te rendomt) dilema ime eshte: jam e dashuruar me nje njeriun tim te afert dmth e kam ne fis,gjithashty ky person ndjen te njejten gje per mua,fsheurazi nga e gjith bota kemi ber gjithcka por nuk mund te vazhdohet perjet kshu e sdim cte bejm.postojeni ju lutem Ky djali te cilin dua eshte nje njeriu im shum i afert me te cilin jam ritur ,nga puna qe me kan ber prindrit ngelesha vetem shpesh ne shtepi dhe ai me vizitonte shpesh ,ne keto rethana linden ca ndjenja jo te natyrshme midis 2 njerzve me lidhje gjaku ,por ja qe ne kete bote ndodhka gjithcka..u afruam shum me njerei tjetrin dhe tani duhemi shume ,vuajm shume sepse ruhemi nga e gjith bota askush nuk duhet te na shoh,kjo esht nj tortur e vertet per te dy
Letra 7
Dilema ime me e madhe eshte ta helmoj ne gjume apo ta hedh nga ballkoni shoqen time te dhomes. Kam mbi 6 vjet qe jetoj me nje shoqe. Mbaruam shkollen e lart se bashku, tani punojme. Dhe kemi jetuar bashke qe prej momentit qe ikem nga fshati. jemi rritur bashke pothuajse. Shikooo duke lexuar deri tani, do mendoni qe ca dileme ka kjo? Ose pse do qe ta heq qafe? Ose is paskan bashkjetuar per pothuaj 7 vite. Jua them un. Me ka nxir jeten, nuk ben asgje ne shpi. Vjen nga puna dhe fle, nuk do te dal per kafe sa here te dua un, justifikohet sikur do te lahet , te shplodhet. Justifikime eee. Kur I kerkoj kafe turke ne shpi, me ben hile gjasme harron dhe e ben te embel kafen( ashtu e pi vet ajo). Per te gatuar sja ka haberin fare, nga kto librat e gatimit me kshu gjerash erza, kinkalerirka nuk di fare. E shuuuum e shuuuum shqetesime te tjera qe kam prej saje. Por e forta eshte qe kur dua un gjume, ajo fiksohet me disa lojra me letra, gjera kshu is sa % e do I dashuri, e budallalliqe t tjera. Dheeee po I doli n letra me shume se 20 % fillon bertet nga lumturia. ( E cmendur te betohem). Po e forta, ka zen shok gjitonin, nje xhaje nja 70 e ca vjec. Dhe del n ballkon ben muhabet me ate. Dhe e ka me mire te qaj hallet me xhajen sesa te bej muhabet me mua. Qe ishalla vdes ai Rizai. Aaaaaa se harrova te forten, ka nje menyr shperthimi qe sa her e bej per te qeshur, ose sa her qe lumturohet me kap mua per floku. U betohem qe preva floket t shkurter vetem se sme la me asnje qime ne koke. Taaaani te dalim tek dilema, kam tentuar ta mbys me jastek ( sepse flem bashke) por per dreq , ndien shume naten. Vodha llamben e ashensorit qe te vdiste nga frika mbrenda ne ashensor (sepse ka frik nga vendet e mbyllura dhe te erreta), por e pa q mungonte llamba dhe ngjitej nga shkallet. Njeher I hodha qumesht te prishur ne makiato, por doni ju qe I bera nder? Ishte bllokuar .... Dhe vente me lirisht ne banje. Me kuptoni ku dua te dal ee? Kam menduar ta hedh nga ballkoni, por nk di is tja bej se ajo sa her del n ballkoni, per dreq del dhe rizai (ai plaku) dhe nk dua deshmitar okular. Nk di cfar ti bej ta heq qafe. Leee qe m prishi pun fare para nja 2 ditesh. Po I shisja mend nje te afermi tim, lidhur me punen time. Ajo me nxori bllof fare. Sa her qe takon njerzit e mi u thot te verteten qe gjasme un prish shume lek, mamin tim e ka ber me zemer, I thot qe un eci keq me makine. Amaaaaan po m bllokohet mendja fare. Is ta zhduk nga faqja e dheut. -----ceceeeeee gudbaj maj louuuuu- tha njeri.
Letra 8
Dilema ime nuk është në duhet të perdhunoj gocën e xhajes apo jo, as në duhet të ftoj apo jo për kafe Milfin që kam në palestër, as në duhet ta pranoj apo jo nusen që m'ka gjet mami me shkuesi dhe mbi të gjitha ….nuk kam ndërmend të helmoj apo hedh nga ballkoni asnjë shok konvikti. Do doja shume që këto probleme të më kapërcenin të paktën paradhomën e trurit e te zinin vëndin e të tjerave. Ajo që më gërryen për brenda është diçka që më çan më dysh e që gjunjëzon edhe një dymetrosh si unë. Kam një aftesi të lindur në të kuptuarit njerëzit , gjë që ma bën shumë të lehtë t'i manipuloj, mashtroj, e përfitoj nga ata kur të dua. Ku qëndron problemi? Problemi qëndron tek unë, brënda meje zhvillohet një luftë biblike mes së mires dhe së keqes e ku fatmirësisht a fatkeqesisht fiton gjithmonë e mira. Fatmirësisht a fatkeqësisht, kjo është çështja...të paktën kështu do thoshte Shekspiri. Them fatkeqësisht sepse jam 25 vjeç, jam vite drite larg synimeve dhe objektivave të mia pikërisht se nuk manipuloj kërrkënd. Do doja të thoja që të paktën fatmirësisht ndihem rehat me ndërgjegjen time por nuk është e vërtetë. Druhem se do vij në ditë ku deshtaku 50 vjeçar do pendohet për jetën që ka bërë e ku frustrimi do mbizotërojë mbi instiktin e mbijetesës dhe litari në gushen time do kryejë funskionin e tij duke më marrë peng edhe frymën e fundit që më mban lidhur me këtë botë. Ose më keq akoma, kam frikë se do vijë një ditë ku ana ime e errët do fitojë terren brënda meje....dhe mjerë ata që do kenë fatin e zi që t'më kenë pjesë të jetës së tyre. Unë këtë nuk e dua, sepse do bëhesha pjesë e xhunglës ku gjendem. Por si mund të mbijetojë një njëri i pastër në xhungël? Hë pra si?! Normalisht përgjigjen nuk e pres nga “hamshori” që kërkon një vajzë të nxehtë për sonte, nga ani kukulla lepurushja me foton e kim kardashianit apo nga princesha e babit. Më shumë sesa ndonjë ndonjë fjalë komforti e juaja që nuk dini asgjë mbi ekzistecen time, besoj se do me ndihmojë gota e verës që po shtrëngoj. Ajo më njeh mirë dhe të paktën do e shuajë për pak kohë zjarrin brënda meje me shpresën që një ditë do gjej qetësi, jam i bindur për këtë... Z.Luis...