Relationships

Nisur nga deklarata e Dojnës: Sa e vështirë është të bëhesh prind pas humbjes së një prindi?

Nisur nga deklarata e Dojnës: Sa e vështirë është

Dojna, teksa fliste për vogëlushin e saj gjatë intervistës tek "Goca dhe Gra" ndaloi pak edhe tek humbja e të atit, të cilin e humbi dy vite më parë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Ndër të tjera, ajo tregoi se ardhja e Nolan ishte "një shenjë" pasi ishte djali i parë në familje, një që i ati e kishte dashur shumë.

“Në raste të tilla do bëhesh e fortë patjetër. Nuk ke zgjidhje të mos jesh e fortë. Ne të treja vajzat e shtëpisë, unë mami dhe motra jemi treguar të forta. Në sy të botës duket sikur e kemi përballuar me këtë karakterin e hekurt dhe me buzëqeshje në fytyrë por dhimbja dhe mungesa është reale.

E vetmja gjë që më ka ngushëlluar gjithmonë, imagjinoja që genet e babait tim jetojnë te unë. Ky vizion i të parit të çështjes jetë a vdekje më bën ta jetoj më natyrshëm. Gjithmonë  e kam ndjerë që babai është brenda meje. Kur babi iku mua m'u ndryshuan prioritetet. Bashkë me ikjen e babit, mu hap dritare të tjera. I shihja gjërat më sy tjetër edhe tani që po flas më duket sikur flas më zërin e tij. Babai donte shumë të kishte një djalë, ardhja e Nolan ishte shenjë shumë e fortë. Më duket sikur i ngjan babait tim”- tregoi Dojna mes emocionesh.

Ardhja e një bebushi kur para pak kohësh ke humbur dikë shumë të dashur (siç është prindi) është vërtetë një shenjë që vjen pikërisht për të të treguar se jeta vazhdon dhe është po njësoj e bukur. Nga ana tjetër, kur dikush i afërt ndërron jetë, të gjitha "eventet e tjera të gëzueshme" miksohen me emocione të trishta. Në mes të një feste qoftë kjo lindje, diplomim, promovim, shtëpi e re, dasmë, etj ti e gjen veten duke thënë me ose nën zë: "Do të doja që ai/ajo të ishte këtu me ne..."

E tillë është edhe përjetimi i mëmësisë për herë të parë kur ke humbur njërin prej prindërve, por si çdo gjë tjetër i ka të dyja anët e medaljes. 

Fillimisht e nisim me: Pse është e vështirë si eksperiencë?

1. Ti nuk mund ta ndash lajmin me të

Kjo mund të të shkaktojë pak trishtim pasi të paktën përballë nuk mund të ndash gëzimin dhe ta shohësh të gëzuar, pavarësisht se ndjen siguri që një dashuri aq hyjnore sa është prind-fëmijë i kalon kufijtë jetë-vdekje.

2. Të mundon fakti që ata s'do ta takojnë kurrë fëmijën tënd dhe e kundërta

Do të doje ta shijonin dhe të mësonin nga njëri-tjetri dhe kjo të trishton.

3. Ndjen një lloj xhelozie (të kuptueshme dhe të shëndetshme) për ata që i kanë prindërit 

Eshtë normale dhe e kuptueshme të ndjesh një lloj mërzitje dhe xhelozie kur sheh miqtë e tu me prindërit dhe me nipërit e tyre- thjesht sepse e di që fëmija yt nuk do të ketë mundësinë të shijojë diçka të tillë me prindin tënd.

4. Do të doje të dëgjojë këshillat e tyre dhe të ndjeje mbështetjen

Nuk kanë fund mënyrat sesi një prind mund të ndihmojë fëmijët, sidomos kur ky i fundit bëhet prind për herë të parë.

5. Fëmijëria e fëmijës tënd mund të të kujtojë veten

Kjo është diçka që u ndodh të gjithëve dhe pavarësisht melankolisë që shkakton, ti zhytesh në kujtime të ëmbla dhe vlerëson gjithçka ke patur fatin të shijosh.

Pse të bëhesh prind pas humbjes së një prindi është bekim më vete?

1. Fëmija që vjen në jetë do t'ju sjellë gëzim dhe t'ju japë sërish një qëllim 

Mes qindra dilemash, mërzitjesh, pyetjeve apo frikërash vjen në jetë një fëmijë dhe ti beson sërish. Bota të duket me ngjyra dhe ke një qëllim për të cilin ja vlen të jetosh çdo sekondë. Eshtë fiks drita që ju duhej në mes të errësirës që ju kishte përfshirë dhimbja. 

2. Të bëhesh prind pas humbjes së njërit prej prindërve të lejon të rilidhesh sërish me ta

Në mënyra nga më të ndryshmet ti jeton çdo ditë me kujtimin e tyre.

- Mes historive dhe kujtimeve që ndan me fëmijën tënd

I tregon atyre çaste nga gjyshërit, fotografi dhe momente që do të jetojnë përgjithmonë tek ty. 

- Përmes ritualeve dhe traditave që vazhdojnë

Ti bashkë me të voglin mund të vazhdoni traditat e familjes. Një festë e kujtuar përmes një zakoni tipik familjar ju kthen në ditët më të lumtura dhe sigurisht tek prindi.

-E sheh prindin, nga një tjetër këndvështrim.

Të qënit prind të lejon të rilidhesh me prindin tënd në mënyra nga më të ndryshmet. Marrëdhënia që kemi me to s'është kurrë statike. Ajo nuk ngrin, por vazhdon të evoluojë dhe ndryshojë edhe nëse një ditë ata s'janë më fizikisht. Për shembull, gjërat që të lidhnin me prindin tënd 20 vjeç nuk të lidhin më tani që je bërë vetë prind. Reflekton dhe përcjell tek fëmija gjërat më të mira që ke marrë nga nëna dhe babai yt, duke e kthyer dhimbjen në forcë dhe krenari për fëmijën që po rritet.

REELS

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

Based on Dojna's statement: How difficult is it to become a parent after losing a parent?

Nisur nga deklarata e Dojnës: Sa e vështirë është

Dojna, while talking about her little one during the interview with "Goca dhe Gra" also stopped short on the loss of her father, who she lost two years ago as a result of a serious illness. Among other things, she revealed that Nolan's arrival was "a sign" as he was the first boy in the family, one that his father had loved very much.

"In such cases you will definitely become strong. You have no choice but to be strong. The three girls of the house, me, my mother and my sister have been strong. In the eyes of the world, it seems as if we have faced this with iron character and with a smile on our face, but the pain and absence is real.

The one thing that has always comforted me is imagining that my father's genes live on in me. This vision of seeing the issue of life and death makes me live it more naturally. I have always felt that the father is inside me. When my father left, my priorities changed. Along with my father's departure, it opens other windows for me. I saw things differently and now that I'm talking, it seems like I'm speaking in his voice. The father really wanted to have a son, the arrival of Nolan was a very strong sign. I feel like he looks like my father" - said Dojna between emotions.

The arrival of a baby when you recently lost someone very dear (such as a parent) is really a sign that comes precisely to show you that life goes on and is just as beautiful. On the other hand, when someone close to you passes away, all the other "joyful events" are mixed with sad emotions. In the middle of a celebration whether it's a birth, graduation, promotion, new home, wedding, etc. you find yourself saying aloud or under your breath, "I wish he/she was here with us..."

Such is the experience of motherhood for the first time when you have lost one of your parents, but like everything else there are two sides of the coin. 

First, we start with: Why is it difficult as an experience?

1. You can't share the news with him

Kjo mund të të shkaktojë pak trishtim pasi të paktën përballë nuk mund të ndash gëzimin dhe ta shohësh të gëzuar, pavarësisht se ndjen siguri që një dashuri aq hyjnore sa është prind-fëmijë i kalon kufijtë jetë-vdekje.

2. Të mundon fakti që ata s'do ta takojnë kurrë fëmijën tënd dhe e kundërta

Do të doje ta shijonin dhe të mësonin nga njëri-tjetri dhe kjo të trishton.

3. Ndjen një lloj xhelozie (të kuptueshme dhe të shëndetshme) për ata që i kanë prindërit 

Eshtë normale dhe e kuptueshme të ndjesh një lloj mërzitje dhe xhelozie kur sheh miqtë e tu me prindërit dhe me nipërit e tyre- thjesht sepse e di që fëmija yt nuk do të ketë mundësinë të shijojë diçka të tillë me prindin tënd.

4. Do të doje të dëgjojë këshillat e tyre dhe të ndjeje mbështetjen

Nuk kanë fund mënyrat sesi një prind mund të ndihmojë fëmijët, sidomos kur ky i fundit bëhet prind për herë të parë.

5. Fëmijëria e fëmijës tënd mund të të kujtojë veten

Kjo është diçka që u ndodh të gjithëve dhe pavarësisht melankolisë që shkakton, ti zhytesh në kujtime të ëmbla dhe vlerëson gjithçka ke patur fatin të shijosh.

Pse të bëhesh prind pas humbjes së një prindi është bekim më vete?

1. Fëmija që vjen në jetë do t'ju sjellë gëzim dhe t'ju japë sërish një qëllim 

Mes qindra dilemash, mërzitjesh, pyetjeve apo frikërash vjen në jetë një fëmijë dhe ti beson sërish. Bota të duket me ngjyra dhe ke një qëllim për të cilin ja vlen të jetosh çdo sekondë. Eshtë fiks drita që ju duhej në mes të errësirës që ju kishte përfshirë dhimbja. 

2. Të bëhesh prind pas humbjes së njërit prej prindërve të lejon të rilidhesh sërish me ta

Në mënyra nga më të ndryshmet ti jeton çdo ditë me kujtimin e tyre.

- Mes historive dhe kujtimeve që ndan me fëmijën tënd

I tregon atyre çaste nga gjyshërit, fotografi dhe momente që do të jetojnë përgjithmonë tek ty. 

- Përmes ritualeve dhe traditave që vazhdojnë

Ti bashkë me të voglin mund të vazhdoni traditat e familjes. Një festë e kujtuar përmes një zakoni tipik familjar ju kthen në ditët më të lumtura dhe sigurisht tek prindi.

-E sheh prindin, nga një tjetër këndvështrim.

Being a parent allows you to reconnect with your parent in a variety of ways. The relationship we have with them is never static. It does not freeze, but continues to evolve and change even if one day they are physically gone. For example, the things that connected you to your parent 20 years ago no longer connect you now that you have become a parent yourself. It reflects and conveys to the child the best things you received from your mother and father, turning pain into strength and pride for the growing child.