Celebrity

Akuzat për tradhti: Si është qëndrimi i Behati Prinsloo në gjithë këtë rrëmujë?

Shkruar nga Anabel

21 Shtator 2022

Akuzat për tradhti: Si është qëndrimi i Behati Prinsloo
Photo Credits: Google Images

Modelja e Victoria's Secret, Behati Prinsloo, është "shumë e mërzitur" pas akuzave të bëra për tradhti ndaj bashkëshortit të saj në TikTok nga një modele në Instagram.

Nëse nuk keni dëgjuar për dramën e Adam Levine deri tani, jeni me fat dhe në rast se e keni humbur, drejtuesi i grupit Maroon 5, Adam Levine është akuzuar se ka tradhtuar Prinsloo, gruan e tij prej tetë vjetësh, e cila aktualisht është shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë.

Për People, burime pranë Prinsloo thonë se ajo është e mërzitur, por çifti po përpiqet t'i zgjidhë gjërat.

“Ai pranoi se ka gabuar dhe është sjellë si idiot. Megjithatë ajo është shumë e mërzitur. Megjithatë, burimi e përshkroi si "100% të përkushtuar ndaj familjes së saj".

"Adam është i kuptueshëm për ndjenjat e saj dhe po përpiqet të bëjë më të mirën për t'i përmirësuar gjërat. Ai nuk do dëshironte kurrë një divorc."

Një tjetër burim për In Touch Magazine, thotë se "modelja nuk e priste aspak që diçka e tillë do ndodhte" dhe ky s'mund të ishte momenti më i keq për të.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Behati Prinsloo Levine (@behatiprinsloo)

Artikuj të rekomanduar: