Celebrity

Në një video të re, ish-e dashura e Adam Levine, i kërkon falje bashkëshortes së tij!

Shkruar nga Anabel

21 Shtator 2022

Në një video të re, ish-e dashura e Adam Levine, i kërkon
Photo Credits: LocalToday

Sumner Stroh, modelja e Instagramit që mori vëmendje me videon ku pretendonte për një lidhje jashtëmartesore mes saj dhe këngëtarit Adam Levine, ka postuar një TikTok të dytë për të elaboruar më tej historinë e saj, si dhe për të kërkuar falje për dëmin që mund të ketë shkaktuar.

Duke iu përgjigjur një komenti që thotë:

“Nuk është sekret që Levine është martuar i martuar prej kohësh. Viktima e vetme këtu është gruaja dhe fëmijët e tij",

Stroh pretendon se Levine i tha asaj se martesa kishte mbaruar dhe se ajo e besoi sepse ishte naive. Sumner pretendon se është manipuluar dhe shton se "ndihet e shfrytëzuar".

Megjithatë, ajo nuk e konsideron veten viktimë të situatës.

“Nuk jam unë ajo që lëndohet në gjithë këtë. Është Behati dhe fëmijët e saj. Dhe për këtë, më vjen shumë keq."

Aktualisht, Behati Prinsloo është shtatzënë me fëmijën e tretë me Adam Levine.

Artikuj të rekomanduar:

Burimi: Glamour