Kur lexojmë për jetën e mbretëreshë Elizabeth II, e kuptojmë qartë se ishte një grua e paharrueshme dhe brilante. Udhëheqëse, diplomate dhe një grua mjaft e zgjuar që dinte si t’i bënte bisht situatave të sikletshme, pa e kuptuar askush.
Sipas Ian Scott Hunter, i cili ka punuar krah Elizabeth për 8 vite, kur mbretëresha thjesht donte të sinjalizonte të tjerët se ishte momenti i duhur për t’u larguar, përdorte buzëkuqin e saj. Ky kod sekret u bënte të ditur vizitorëve dhe zonjave se mbretëresha donte të ikte nga vendi ku ndodhej.
“Ajo kishte çantën në anë, nxirrte buzëkuqin dhe e vendoste, pa përdorur pasqyrë. Ky ishte sinjal për zonjat se mbretëresha ishte gati të largohej”, tha Ian.
Një teknikë të ngjashme përdorte edhe për banketet dhe darkat zyrtare. Historiani Hugo Vickers është shprehur për “People” se kur donte të largohej, mbretëresha vendoste çantën në dysheme.
Në rastet kur e vendoste mbi tryezë, sinjali ishte: paralajmërim se për pesë minuta, do të iknin.
Vickers shtoi se gjithashtu, Elizabeth rrotullonte unazën e saj të martesës rreth gishtit, për të thënë se donte të dilte nga një ambient i caktuar.
Artikuj të sugjeruar:
- U filmua duke kënduar para funeralit të Mbretëreshës: Njerëzit kritikojnë kryeministrin kanadez!
- Ç’do të ndodhë me kurorën, sferën dhe skeptrin e mbretëreshës Elizabeth II?
- Fotot krahasuese: Princesha Charlotte duket një version 'mini' i Mbretëreshës së ndjerë!
- Veshja e Meghan Markle për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth ka një kuptim të veçantë!
- Funerali i Mbretëreshës, njerëzit kanë 1 pyetje: Pse princ Harry është ulur në rreshtin e dytë?!
- Nga kapelet e zeza tek dorezat dhe karficat: Si e nderuan të ftuarit mbretëreshën përmes veshjeve
- Nga familjarët mbretërorë tek njerëzit e thjeshtë: Bota përcjell mbretëreshën
- Ceremonia e funeralit të mbretëreshës Elizabeth përmes fotove
- Funerali i mbretëreshës Elizabeth: Ç'pritet të ndodhë sot
- Londra përgatitet për operacionin më të madh në historinë e saj pak para funeralit të mbretëreshës
- David Beckham priti mbi 13 orë në radhë, për të nderuar mbretëreshën Elizabeth II