Pushteti

Mbreti Charles III po planifikon të “shkarkojë nga detyra” pjesëtarë të familjes mbretërore

Shkruar nga Anabel

20 Shtator 2022

Mbreti Charles III po planifikon të “shkarkojë nga detyra”
Getty Images

Mbreti Charles III mori detyrën dhe nisi me ndryshimet. Sipas burimeve, mbreti ka në plan ta amendojë ligjin e vendosur në vitin 1937, duke ndryshuar listën e personave që mund ta zëvendësojnë në rastet kur është i paaftë.

Kjo lëvizje do të prekin princin Andreë, princ Harry dhe princeshën Beatrice, të cilët do të shkarkoheshin nga detyra si përfaqësues zyrtarë të sovranit.

Ky ligj daton që prej vitit 1937 dhe sipas tij, bashkëshkorti/ja i/e një monarku/eje dhe katër të riturit në radhë për fronin mund të shërbejnë si këshilltarë të shtetit dhe përfaqësues për detyrat zyrtare.

Kur froni ishte i mbretëreshë Elizabeth, rolet i takonin Charles, William, Harry dhe Andrew.

Burimet shprehen se Charles do ta ndryshojë ligjin sa më shpejt që të jetë e mundur dhe me shumë gjasa do t’i japë më shumë detyra princeshë Anne dhe princit Edward.

Artikuj të sugjeruar: