Celebrity

Nuk e merrni dot me mend “profesionin” e ri të Brad Pitt

Shkruar nga Anabel

20 Shtator 2022

Nuk e merrni dot me mend “profesionin” e ri të Brad Pitt
Getty Images

Brad Pitt ka një profesion dhe një pasion të ri: skulpturën!

Madje, ka arritur majat, pasi veprat e tij të artit janë ekspozuar në muzeun e Finlandës, si një surprizë e papritur dhe e këndshme për vendin nordik.

Muzeu, i vendosur në Tampere, Finlandë, mbart skulpturat e Pitt, të cilat janë më së shumti “autodidakte” dhe veprat u zbuluan nga vetë super ylli 58-vjeçar, së bashku me disa krijime qeramike nga Nick Cave.

“Për mua dhe Nick, kjo është hyrja jonë e parë në një botë të re. Thjesht ndihem mirë”, tha Pitt.

Nuk e merrni dot me mend “profesionin” e ri të Brad Pitt
Getty Images

Nëntë veprat e Pitt konsistojnë me një panel suvaje të derdhur “që përshkruan një përleshje me armë” dhe një seri skulpturash prej silikoni, në forma shtëpie dhe të gjitha kanë një shenjë.

Brad thotë se të gjitha veprat e tij lidhen me vetëreflektimin dhe me gabimet që ka bërë në marrëdhëniet e tij.

Ai theksoi se është bërë brutalisht i sinqertë me veten dhe ka marrë parasysh njerëzit që ka lënduar, apo momentet që ka gabuar.

Artikuj të sugjeruar:

 

MOS I HUMBISNI