Ceremonia e lamtumirës së mbretëreshës Elizabeth përfundoi, por e sigurtë është se organizimi, madhështia dhe perfeksioni në detaje në nderim të saj do të mbahen mend për shumë gjatë. E nisur që prej orëve të para të 19 shtatorit me ceremonitë e ndryshme shtetërore e deri në mbrëmje ku mbretëresha e preh e qetë pranë princit Philip dhe prindërve të saj, e gjithë bota i kishte sytë nga Londra.
Për ju që humbët momentet më kulmore, hidhini një sy fotove në vijim- të shkrepura në kohën dhe vendin e duhur!
Rrugët përreth Westminster ishin plot e përplot me njerëz që përpiqeshin të kapnin diçka prej kortezhit që nisi nga Westminster Hall drejt kishës, ku u mbajt edhe ceremonia e funeralit.
Thuajse 2000 të ftuar ishin brenda kishës, të pranishëm për ceremoninë përfshi këtu pjestarë të familjes mbretërore dhe me dhjetra lider e politikanë nga i gjithë globi.
Ndërkohë që rrugët e Westminster ishin të mbushura, në pjesët e tjera të Londrës mbizotëronte heshtja. Qytetarët qëndronin para TV për të mos humbur asnjë çast nga eventi historik.
Big Ben-i ndryshoi intervalin e tij për plot 1 minutë, teksa kortezhi ecte ngadalë nëpër rrugët e kryeqytetit. Përshëndetje me armë pati gjithashtu çdo minutë nga Hyde Park.
- Fotot krahasuese: Princesha Charlotte duket një version 'mini' i Mbretëreshës së ndjerë!
- Veshja e Meghan Markle për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth ka një kuptim të veçantë!
- Funerali i Mbretëreshës, njerëzit kanë 1 pyetje: Pse princ Harry është ulur në rreshtin e dytë?!
- Nga kapelet e zeza tek dorezat dhe karficat: Si e nderuan të ftuarit mbretëreshën përmes veshjeve
- Nga familjarët mbretërorë tek njerëzit e thjeshtë: Bota përcjell mbretëreshën
- Kate Middleton sikletosi (me qëllim) Meghan Markle, sipas ekspertes së gjuhës së trupit
- Ceremonia e funeralit të mbretëreshës Elizabeth përmes fotove
Photo Credits: Getty Images, Reuters, PA dhe Ministry of Defence.
Burimi: BBC