Celebrity

Videoja virale: Modelja pretendon se Adam Levine tradhtoi gruan me të, por kjo s'është më 'e keqja'

Shkruar nga Anabel

19 Shtator 2022

Videoja virale: Modelja pretendon se Adam Levine tradhtoi gruan me të, por
Photo Credits: @sumnerstroh/TikTok, Getty Images

Vetëm tre ditë pasi Behati Prinsloo, gruaja e Adam Levine, konfirmoi shtatzëninë e tyre të tretë me një foto të barkut të saj në rritje, modelja e Instagramit Sumner Stroh hodhi një "bombë" në TikTok. Në një video ajo pretendon se Levine e "manipuloi" atë për të pasur një lidhje.

Stroh tha se në qershor, pas muajsh që dyshja nuk fliste më, ai i dërgoi një mesazh ku e pyeste nëse çdo gjë ishte "në rregull" dhe i shprehte dëshirën për t'i vënë vajzës së tij të ardhshme (me Behati-n) emrin e saj. 
Në mesazh shkruhej:

“Ok pyetje serioze. Unë jam duke lindur një fëmijë tjetër dhe nëse është djalë, dua ta quaj Sumner. A e ke problem? E kam shumë seriozisht."

Në TikTok-in e saj, Stroh pranon se "ka pasur një lidhje me një burrë që është i martuar me modelen e Victoria's Secret". Kur filloi tradhtia, ajo tha:

“Isha e re, isha naive. Dhe dua të them, sinqerisht, ndihem e shfrytëzuar. U manipulova shumë lehtë.”

Levine dhe Prinsloo filluan të dilnin në vitin 2012 dhe u martuan dy vjet më vonë, në 2014-ën. Vajzat e tyre lindën në 2016 dhe 2018 dhe çifti njoftoi shtatzëninë e tretë në fillim të këtij muaji. Ata ende nuk kanë komentuar mbi pretendimet e Stroh-it.