Celebrity

Kate Middleton sikletosi (me qëllim) Meghan Markle, sipas ekspertes së gjuhës së trupit

Shkruar nga Anabel

19 Shtator 2022

Kate Middleton sikletosi (me qëllim) Meghan Markle, sipas ekspertes së
Getty Images

Ndonëse dukej si një ribashkim i shumëpritur ai i princave William dhe Harry, si dhe i kunatave Kate dhe Meghan, ekspertja e gjuhës së trupit, Katia Loisal, mendon ndryshe.

Sipas saj, Kate Middleton pati si synim të intimidonte Meghan Markle dhe ia doli me sukses. Kate e "sulmoi" me vështrime të ftohta Meghan dhe në fakt, po, pati rezultat, pasi Meghan dukej si “e ngrirë” dhe gjithë kohës në siklet.

Meghan nuk u shfaq aspak e sigurt, por pati disa lëkundje, duke qenë se kërkonte aprovimin e Kate. Ajo u përpoq të komunikonte me sy me kunatën, por Kate qëndroi stoike në qëllimin e saj, duke dhënë përshtypjen sikur “shihte përtej” Meghan.

Sipas Katia-s, Kate ia arriti synimit dhe e intimidoi mjaftueshëm Meghan Markle.

Kate Middleton sikletosi (me qëllim) Meghan Markle, sipas ekspertes së
Getty Images

Edhe Judi James, një tjetër eksperte e gjuhës së trupit, aprovoi se nuk kishte kurrfarë dashurie mes William, Kate, Harry dhe Meghan.

Veçanërisht, kur Meghan dhe Middleton u panë duke përshëndetur turmën e njerëzve jashtë kështjellës, sërish ato nuk bënë asnjë kontakt me sy, duke e shmangur totalisht njëra-tjetrën.

Artikuj të sugjeruar: