Lart e poshtë flitet se Leo dhe Gigi janë çift, por e kanë marrë me terezi. Ndërkohë që asnjëri nuk ka thënë asgjë, heshtjen e ka thyer Mohamed Hadid, i ati i Gigi-t.
Ai ka thënë për "DailyMail" se Gigi dhe Leo janë miq dhe e njohin prej kohësh njëri-tjetrin.
"E kam takuar z. DiCaprio në St. Tropez 4 apo 5 vite më parë dhe është një burrë i mirë". 73-vjeçari shtoi edhe se i pëlqen aktori.
Ndërkohë, për thashethemet e lidhjes tha se: "Nuk kam folur me time bijë për z. DiCaprio. Nuk besoj se po takohen. Mendoj se janë miq të mirë, por s'e di".
Por, shtoi edhe se nuk thotë gjë me kë del Gigi, ndaj nuk dimë si ta kuptojmë, gjithsesi do të ishin super seksi si çift.
Artikuj të sugjeruar: