
Pas të gjithë tensionit të krijuar nga 2 princat dhe vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II, William dhe Harry, në horizont po duket një dritë jeshile, pasi vëllezërit po shpenzojnë më shumë kohë bashkë.
“The Sun” raportoi se princ Harry dhe Meghan iu bashkuan princ William dhe Kate Middleton për një darkë familjare, private në pallatin Buckingham.
Sipas burimeve, darka ishte intime dhe nuk pati asnjë fotograf mbretëror vërdallë, që do të thotë se nuk dihet ç’është diskutuar.
Kjo është hera e dytë që i shohim bashkë, pas momentit kur 2 princat, së bashku me bashkëshortet reciproke, po shihnin lulet dhe nderimet e njerëzve për vdekjen e mbretëreshës, para pallatit Buckingham.
Mesa duket, ngadalë, me hapa të vegjël, por domethënës, marrëdhëniet mes palëve po rregullohen, duke sjellë lumturi dhe paqe në familje.
Artikuj të sugjeruar: