Celebrity

Tanimë, në industrinë e modës, Kanye do të jetë i vetëm kundër botës

Shkruar nga Anabel

15 Shtator 2022

Tanimë, në industrinë e modës, Kanye do të jetë i
Kevin Mazur/ WireImage

Kanye West, i njohur edhe si Ye, pas zhgënjimeve me gjigantin Adidas, ka vendosur të punojë i vetëm dhe mos të përdorë më një kompani të tretë për t’u prezantuar në publik.

Në një intervistë për “Bloomberg”, artisti thotë se është momenti që të “vijë vetëm”. Ai e pranon se kompanitë me të cilat bashkëpunon i sjellin shumë të ardhura dhe se së bashku me to, ka prezantuar ide që kanë revolucionuar botën e modës përgjithmonë, por “tani është koha që Ye të krijojë një industri të re. "Nuk do të ketë më kompani që qëndrojnë mes meje dhe publikut”, tha reperi.

Në qershor të këtij viti, West shprehu hapur pakënaqësinë e tij nga CEO-s së Adidas, Kasper Rørsted, i cili sipas Kanye, e kishte kopjuar haptazi. Ai ndau modelin e tij të Yeezy Slides dhe sandalet Adilette 22 dhe tha se mes tyre ka shumë ngjashmëri. Kanye u shpreh totalisht i zhgënjyer nga kjo “vjedhje”, duke e krahasuar situatën e tij me Nikola Tesla. “Kjo shkatërron inovacionin. Kjo shkatërron kreativitetin. Kjo shkatërroi Nikola Tesla”, tha artisti.

Modeli Yeezy Slides

Tanimë, në industrinë e modës, Kanye do të jetë i

Modeli Adilette 22

Tanimë, në industrinë e modës, Kanye do të jetë i

Të njëjtën gjë bëri edhe me markën Gap Inc, të cilën e akuzoi se ishte mbajtur një takim për reperin, pa praninë e tij. Ai ndau me ndjekësit pamjen e një ekrani në një sallë mbledhjeje, në të cilin pretendonte se Gap po kopjonte një dizajn të prezantuar nga Kanye.

Gjithsesi, Kanye ka ende një kontratë me Adidas, me markën që krijoi atletet super të shitura, Yeezy Boost 350. Kontrata skadon në vitin 2026. Gjithashtu, ka edhe një tjetër marrëveshje me Gap Inc., e cila skadon në vitin 2030.

Por, siç thamë, tani është momenti që Ye të vijë totalisht i vetëm në këtë industri.

Artikuj të sugjeruar: