Celebrity

Kim Kardashian e ka një plan për të gjetur dashurinë, por siç duket, s’po i funksionon

Shkruar nga Anabel

15 Shtator 2022

Kim Kardashian e ka një plan për të gjetur dashurinë, por
The Late Late Show With James Corden

Kim Kardashian mendon se po kërkon për shpirtin binjak në të gjitha vendet e gabuar. Ylli i “The Kardashian” tha për “The Late Late Show With James Corden” se nuk e di se çfarë po kërkon, thjesht ka nevojë për pak qetësi. Teknikisht, ajo e di që mund ta gjejë të duhurin, por s'e di se ku...

“Thjesht dua të qetësohem për një minutë. Mendoj se më duhet pak kohë për veten, që të përqendrohem, të mbaroj shkollën”, tha Kim. “Por mendoj se duhet të bëj diçka, të shkoj në vende të ndryshme. Është e qartë që çfarëdo që po bëj, nuk po funksionon”.

(Eh, edhe të jesh Kardashian dhe super e pasur, prapë paska probleme).

Kim nuk është e interesuar që të njihet me një personazh të famshëm, apo komedian (khëm-khëm). “Pra, s’e di. Ndoshta (duhet të shkoj në) një spital dhe të takoj një mjek, apo në një firmë ligjore. Një shkencëtar, mjek, avokat…ndoshta kjo është ajo që parashikoj”, u shpreh 41-vjeçarja, e cila qartazi do të dalë me dikë që është më me këmbë në tokë.

Ajo është shprehur e hapur për një tjetër lidhje, por nuk po gjen dot princin e kaltër.

Artikuj të sugjeruar:

 

MOS I HUMBISNI