Kinema & TV

Shuhet Jean-Luc Godard, gjeniu i kinemasë franceze

Shkruar nga Anabel

13 Shtator 2022

Shuhet Jean-Luc Godard, gjeniu i kinemasë franceze

Regjisori, skenaristi dhe kritiku i filmave francezë, Jean-Luc Godard është ndarë nga jeta sot, në moshën 91-vjeçare. Lajmin se një nga figurat më të shquara që bëri revolucion me kinemanë ka ndërruar jetë, e konfirmuan mediat franceze.

Shuhet Jean-Luc Godard, gjeniu i kinemasë franceze

Regjisori franko-zvicerian përmes mjeshtërisë dhe shpirtit artistik ja doli të revolucionarizonte kinemanë në fund të viteve 1950-të dhe gjatë viteve '60-të. 

Shuhet Jean-Luc Godard, gjeniu i kinemasë franceze
Filmi "A women is a Women"

I njohur për stilin e tij të veçantë në çdo film si dhe për shfaqjen e radikalizmit në dialogjet apo subjektet që trajtonte, Godard u kthye në një gjeni duke lënë gjurmë të jashtëzakonshme në botën e kinemasë. 

"Ne kemi humbur sot një pasur ndërkombëtare, kemi humbur sytë e një gjeniu. Ai ishte mjeshtri i kinemasë". - u shpreh presidenti francez, Emmanuel Macron.

Le Mépris, Bande à Part, Alphaville, Le Petit Soldat, A Woman Is a Woman, La Chinoise, Breathless, Vivre sa Vie, Cleo from 5 to 7, etj ishin vetëm disa nga perlat e tij që edhe sot, pas kaq shumë vitesh shihen nga publiku me po të njëjtën kureshtje si herën e parë. 

Shuhet Jean-Luc Godard, gjeniu i kinemasë franceze
Jean-Paul Belmondo dhe Jean Seberg në filmin Breathless.

Godard e nisi si kritik filmi para se të fshihej pas kamerës dhe të bënte çfarë do të bënte gjatë gjithë jetës së tij. Yjet në filmin e tij të parë "Breathless": Jean Seberg and Jean-Paul Belmondo ishin glamorozë, me stil dhe luanin në një mënyrë kaq natyrale ndërkohë që kishin një kamer që lëvizte gjatë gjithë kohës bashkë me ta. 

Shuhet Jean-Luc Godard, gjeniu i kinemasë franceze
Brigitte Bardot dhe Michel Piccoli në filmin Contempt.

Një nga muzat e regjisorit do të ishte  Anna Karina, e cila më vonë do të bëhej edhe gruaja e tij. Në 1965, Anna Karina dhe Godard u divorcuan: projekti i tyre i fundit ishte filmi "Made in USA".

Shuhet Jean-Luc Godard, gjeniu i kinemasë franceze
Jean-Luc Godard with Anna Karina dhe Jean-Paul Belmondo gjatë xhirimeve të Pierrot Le Fou në 1965

Gjatë gjithë jetës së tij ai ka qenë fitues i shumë çmimeve prestigjioze për kontributin e dhënë në ekranin e madh, si: "Golden Lion", "Cannes Jury Prize", "Honorary Cesar", "Honorary Palme d'Or", "Golden Bear" e shumë të tjera.

Burimi: The Guardian