Strategjia e Covid: Fillojnë protestat masive në Kinë
Demonstratat kanë shpërthyer në qytetet kineze dhe kampuset universitare, të shkaktuara nga kundërshtimi ndaj kufizimeve të rrepta të Covid të vendosura për gati tre vjet. “Partia komuniste! Tërhiqu! Xi Jinping! Tërhiqu,” bërtisnin protestuesit duke iu drejtuar qeverisë.
Kinezët zakonisht përmbahen për të kritikuar në publik partinë dhe liderët e saj nga frika e hakmarrjes. Një turmë në Shangai bëri thirrje për largimin e partisë komuniste.
Kompania shkarkon nga puna 2,700 punëtorë teksa ata ishin duke fjetur
Sipas raporteve të shumta, një kompani mobiljesh në Mississippi largoi papritmas rreth 2,700 punëtorë në SHBA vetëm disa ditë para Ditës së Falënderimeve.
Pak para mesnatës së 21 nëntorit, mijëra punëtorë – shumë prej të cilëve ishin në gjumë – morën një mesazh me tekst nga United Furniture Industries (UFI) duke thënë se duhet të largoheshin nga puna dhe nuk lejoheshin më të ktheheshin në punë.
“Me udhëzimin e bordit të drejtorëve… me keqardhje ju njoftojmë se për shkak të rrethanave të paparashikuara të biznesit, kompania është detyruar të marrë vendimin e vështirë për të ndërprerë marrëdhëniet e punës për të gjithë punonjësit e saj, me efekt të menjëhershëm”, thuhet në mesazh.
Kim Jong-un vlerëson fuqinë bërthamore të Koresë së Veriut
Kim Jong-un ka thënë se Koreja e Veriut synon të ketë forcën bërthamore më të fuqishme në botë, ndërkohë që lideri u fotografua sërish me vajzën e tij teksa inspektonte trupat dhe një raketë balistike ndërkontinentale.
“Qëllimi përfundimtar i Koresë së Veriut është të zotërojë forcën strategjike më të fuqishme në botë, forcën absolute të paprecedentë në shekuj,” tha Kim.
Firmat e qumështit formulë për bebe targetojnë gratë që kërkojnë këshilla për shtatzëninë
Gratë që përpiqen të kenë fëmijë janë në shënjestër të kompanive të qumështit formulë në rrjetet sociale edhe para se të mbeten shtatzënë, ka thënë një shkencëtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Markat e qumështit formulë për bebe përdorin blerjet në internet dhe të dhënat e tjera për të zbuluar kur dikush po planifikon planifikon të bëhet nënë, tha Dr. Nigel Rollins.