Nesër (9 shtator), Mërkuri kapriçoz shkon *prapë* në prapavijë dhe po, s'ka punë tjetër. Sigurisht që do të na e kthejë botën përmbys, por ti merri masat që sot dhe mëso se ç'nuk duhet të bësh gjatë kësaj periudhe.
1. Mos nënshkruaj kontrata se nuk është koha e duhur.
2. Mos bli pajisje elektronike.
3. Mos i shkruaj ish-it/es.
4. Mos u nxito! Kontrollo çdo e-mail 2 herë para se ta dërgosh.
5. Mos thuaj të parën fjalën e fundit.
6. Nëse mundesh, shmang sherret.
7. Mos mendo 100 herë 1 situatë.
8. Mos u fikso pas perfeksionit, çliroje veten nga stresi.
9. Peshore, edhe ankesat e kanë një limit. Mos u qaj për çdo gjë.
10. Mos i trego të gjitha sekretet dhe asat nën mëngë.
11. Mos ndërmerr udhëtime kur e di që nuk i përballon dot.
12. Mos ngec në rrjetën e melankolisë.
Artikuj të sugjeruar: