Dashuri dhe seks

Nga përmasat deri te lulja që i ngjan fiks: 6 fakte që duhet t’i dish për klitorin

Shkruar nga Anabel

7 Shtator 2022

Nga përmasat deri te lulja që i ngjan fiks: 6 fakte që duhet
Getty Images

Klitori është thjesht magjik dhe fantastik. Nëse të duhen të tjera prova, lexo faktet e mëposhtme:

1. Është më i madh se ta merr mendja

Ajo që sheh/ prek ti është vetëm maja e ajsbergut. Klitori ndryshon përmasat e tij kur eksitohet dhe “aktivizohet”, e gjithë përmasa e klitorit arrin 9-11 cm. Klitori përbëhet nga “koka” (ngjyrë rozë),  

2. Ka të njëjtin funksion si penisi

Kur ngjizet një bebe, cilado qoftë gjinia, fillimisht ka të njëjtin organ gjenital, më pas, merr formën e vaginës, apo penisit.

3. Ka 8,000 nerva

Klitori është aq i ndjeshëm, pasi ka plot 8,000 nerva të cilat kanë vetëm një qëllim: Të të dhurojnë super kënaqësi.

4. Rritet dhe nuk plaket

Njësoj si hunda, klitori, pas pubertetit, vijon të rritet, por nuk plaket kurrë. Pra, për klitorin nuk ka ndryshim nëse trupi i një vajze/ gruaje është 30 apo 70 vjeç.

5. Është i vetmi organ, i krijuar për të të dhuruar kënaqësi

Nuk do penetrim, ndonjëherë as stimulim dhe arrin të të dhurojë kënaqësinë më të madhe. Kush është? Kliiitori!

6. Ekziston një lule e cila ngjan fiks si klitori

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eliza Lockyer (Wood) (@elizafreeranges)

Quhet “Clitria ternatea”, është e vogël, ngjyrë blu dhe përdoret për efekte mjekësore.

Artikuj të sugjeruar:

 

Bëhu pjesë e shorteut Coca-Cola

Fito çdo javë një Smart TV.

Ad by Mediadesk.al

MOS I HUMBISNI