Konsumatorët mund të jenë duke pritur me padurim të shtien në dorë Samsung S6 Edge me ekranin e përthyer në anë, por mesa duket lajme edhe më ekzaltuese vijnë nga kompania.
Thuhet se Samsung po punon për krijimin e modelit ët ri i cili do të jetë tërësisht i përthyeshëm. Ndryshe nga modeli i fundit S6 Edge apo modeli i LG Flex 2 të cilët kanë ekrane të harkuar në anë, modeli S7 i Samsung pritet të jetë elastik.
Një përfaqësues i kompanisë koreano jugore ka thënë për “Bussines Korea” se hedhja në treg e këtij modeli mund të bëhet gjatë vitit 2016. Sidoqoftë, deri në momentin që edhe bateritë dhe komponentët e tjerë të celularit të bëhen elastikë, kjo ëndërr duket se do të mbetet në horizont, ndonëse thashethemet për këtë realizim kanë nisur që në vitin 2012.
Vitin e kaluar, LG prezantoi gjatë një ekspozite në Tokio një ekran që mund të përthyhej 100 000 herë pa u dëmtuar.
Burimi: Daily Mail