Celebrity

10+ artistë, që kanë folur haptazi për varësinë nga seksi/pornografia!

Shkruar nga Anabel

6 Shtator 2022

10+ artistë, që kanë folur haptazi për varësinë

Varësia ndaj seksit nuk është diçka për të cilën flitet shpesh publikisht. Megjithatë, nuk janë të paktë njerëzit që luftojnë me varësinë ndaj seksit, përfshirë edhe disa prej personazheve më të njohur.

Varësia ndaj seksit nuk është e pazakontë në Hollywood. Stresi i të qenit një personazh i famshëm mund të jetë shumë për t'u përballuar, duke bërë që disa yje të përdorin seksin si një mënyrë për të shpëtuar. Të tjerët përballen me turma fansash e adhuruesish, duke i bërë ata të largohen nga një partner afatgjatë.

Varësia ndaj pornografisë është një sfidë tjetër me të cilën përballen shumë njerëz – përfshirë të famshëm, pasi pornografia në internet është kaq e aksesueshme. Efektet negative të varësisë ndaj pornografisë mund të bëjnë që një person të humbasë interesin për marrëdhëniet dhe aktivitetet e tij.

Shumë personazhe të famshëm kanë folur për përvojat e tyre me varësinë ndaj seksit ose pornografisë. Këta këngëtarë, aktorë dhe atletë kanë punuar për të jetuar një jetë të ekuilibruar pa çrregullime hiper-seksuale apo varësi nga pornografia.

Kanye West

Takimi i parë i Kanye West me dëshirën seksuale erdhi në fëmijërinë e hershme, duke nxitur një varësi nga seksi që do të shfaqej gjatë moshës madhore. “Babai im kishte lënë jashtë një Playboy, kur unë isha në moshën 5-vjeçare dhe kjo ka ndikuar pothuajse në çdo zgjedhje që kam bërë për pjesën tjetër të jetës sime,” tha West për Elle në vitin 2019.

James Franco

Aktori James Franco zhvilloi një varësi ndaj seksit ndërsa po shërohej nga varësia ndaj alkoolit. Në Podcast-in Jess Cagle, ai pranoi se flinte me studentë që po ndiqnin një shkollë aktrimi që ai drejtonte më parë.

"Është një ilaç kaq i fuqishëm," tha ai. “Unë u lidha me të për 20 vite të tjera. Pjesa tinëzare e kësaj është se unë qëndrova i matur nga alkooli gjatë gjithë asaj kohe.” Që nga viti 2016, Franko është shëruar nga varësia ndaj seksit dhe vazhdon të punojë drejt një stili jetese të shëndetshëm.

Jada Pinkett Smith

Në një episod të podcast-it të saj Red Table Talk, Jada Pinkett Smith pranoi se po luftonte me varësinë ndaj seksit në një moment të jetës së saj. Ajo pranoi se varësia nga alkooli dhe droga nuk kanë qenë diçka e re në familjen e saj.

"Llojet e mia të varësisë kapërcejnë nga një në tjetrën. Kur isha më e re, definitivisht mendoj se kisha një lloj varësie ndaj seksit... çdo gjë mund të rregullohej nga seksi", u shpreh ajo.

Smith thotë se tani ka një tjetër varësi, stërvitjen. 

Billi Eilish

Artistja fituese e çmimit Grammy, Billie Eilish, kaloi nëpër betejat e saj me varësinë ndaj pornografisë pasi një video për herë të parë, kur ishte vetëm 11 vjeç. Në një intervistë në The Howard Stern Show, këngëtarja e "Bad Guy" tha se ajo shikonte porno për t'u ndjerë "e pranuar", por që atëherë është distancuar plotësisht nga kjo gjë.

“Mendoj se me të vërtetë e shkatërroi trurin tim", u shpreh ajo.

Personazhe të tjerë që kanë folur për varësinë nga seksi/pornografia:

- Tiger Woods

- Russell Brand

- Terry Creës

- Anthony Wiener

- Andra Day

- David Duchovny

- Nicole Narain

- Rob Lowe

- Amber Smith

Burimi: Pop Crush

Bëhu pjesë e shorteut Coca-Cola

Fito çdo javë një Smart TV.

Ad by Mediadesk.al

MOS I HUMBISNI