Celebrity

Në këtë video, duket sikur Harry Styles pështyn Chris Pine dhe rrjeti mori për kot

Shkruar nga Anabel

6 Shtator 2022

Në këtë video, duket sikur Harry Styles pështyn Chris Pine
"Don't Worry Darling" premiere/ Getty Images

Një video ku qartazi ka një ndërveprim të çuditshëm mes Harry Styles dhe Chris Pine në premierën e filmit "Don't Worry Darling" po qarkullon në internet. Për të qenë më specifikë, duket (dhe njerëzit besojnë) se Harry pështyn Chris ndërkohë që ulet pranë tij.

Siç shihet edhe në video, Chris kalon shumë shpejt nga buzëqeshja e çiltër dhe duartrokitja, në një gjendje letargjie. Nuk e dimë ç’ndodhi, por nëse është i vërtetë gjesti i Harryt- çfarë dreqin?!

Gjithsesi, njerëzit janë të bindur që ka ndodhur dhe në rrjet po shkaktohen shumë drama.

Ndërkohë, dikush në Twitter është shprehur se “nuk do të flejë derisa ta gjejë të vërtetën”, e një tjetër është 100% e bindur që Harry e ka pështyrë Chris.

@sensacinemx ¿Harry Styles le escupió a Chris Pine durante la premiere de Don’t Worry Darling? ? #HarryStyles #ChrisPine #DontWorryDarling #fyp #parati ? sonido original - SensaCine México

S’e di kush mund të sillet kështu me Chris, por okay. Mund të themi se ky filmi “Don’t Worry Darling” po përflitet për çdo gjë, përpos subjektit.

Artikuj të sugjeruar: