
Fytyra e Chris Pine në Festivalin e Filmit në Venecia do të përdoret për vite të tëra për të artikuluar të gjitha ato momente "çfarë dreqin po ndodh?" që na vijnë në jetë.
Teksa Harry Styles flet, Chris Pine humbet diku në hapësirë dhe e vetmja gjë që mbetet aty, është trupi i tij. Por, çfarë e hutoi aq shumë aktorin?
Harry-t iu kërkua të fliste për filmin e tij të ri, për të cilin ai u përgjigj;
“E dini, gjëja ime e preferuar për filmin është se ndihet si një film. Ndihet si diçka e vërtetë, e keni parasysh, si një film për t'u parë në kinema. Arsyeja pse shkon të shohësh diçka në ekranin e madh."
Klipi prej 18 sekondash u bë shpejt viral së bashku me një postim në Twitter ku shkruhej:
"Ju pothuajse mund t'i shihni britmat gati për të dalë nga fyti i Chris Pine."
Një tjetër shkroi:
"I shkreti Chris, duket sikur do donte të ishte kudo tjetër veçse aty. Gjithçka në lidhje me këtë klip është e dhimbshme."
Të tjetër komentues shkruanin:
"Dikush ta shpëtojë Chris prej aty", "Mendoj se ai po përpiqem të bëjë kodin Morse me pulsimet e tij duke u thënë njerëzve se ka nevojë për ndihmë" etj.
Aktorët po promovonin filmin "Don't Worry Darling".

Burimi: Unilad