Shendeti i Gruas

Vagina, kur do të të thotë diçka, të dërgon këto sinjale

Shkruar nga Anabel

5 Shtator 2022

Vagina, kur do të të thotë diçka, të dërgon
Getty Images

Goca dhe çuna, lexoni me vëmendje dhe përsërisni pas meje: Vagina është vërtet fantastike! Jo vetëm sepse luan rolin më të rëndësishëm në kënaqësi e na lejon të riprodhohemi, por edhe sepse të sinjalizon për shëndetin në përgjithësi.

Vagina të dërgon shenja kur:

Po e pastron më shumë seç duhet

Të kuptojmë motër, do që të mbash aromë të mirë! Por të lutem, mjaft e pastrove me produkte irrituese që shkaktojnë infeksion. Vagina vetëpastrohet dhe kështu, të kursen paratë dhe të gjithë mundin e blerjes dhe përdorimit të këtyre produkteve.

Ke një infeksion

Nëse vëren një ndryshim në ngjyrën apo aromën e sekrecioneve, atëherë ndoshta vagina po të thotë se ke marrë një infeksion vaginal. Në disa raste, këto ndryshime mund të jenë edhe treguesit e parë të shtatzënisë, ndaj më e mira që mund të bësh, është të shkosh te një gjinekolog/e.

Kur je prekur nga një SST

SST ose sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë shumë normale dhe po, kapen nga radari i vaginës, e cila si gjithmonë, të thotë që diçka nuk po shkon me trupin tënd.

Nëse je alergjike ndaj kondomëve

Në një botë ideale ku të gjithë të thonë të përdorësh mbrojtje, ti ndoooshta ke alergji nga lateksi. Kjo alergji prek 6% të njerëzve në botë dhe ka të tilla simptoma si: djegia apo dëshira për t’u kruar, kur lëkura jote ka rënë në kontakt me një kondom. Nëse shpesh je hasur me të tilla simptoma, kërko për kondomë pa lateks, sepse ofrojnë të njëjtën mbrojtje, pa sikletin e efekteve anësore.

Nëse po vesh të brendshmet e gabuara

Sado seksi të jenë, sërish të brendshmet mund të shkaktojnë siklet dhe në rastin më të keq, mund të bëhen burime infeksioni.

Nëse po konsumon shumë karbohidrate

Pica? Pooo!

Trileçe? Po, po, poo!

Pasta? Ëhëë!

Myk vaginal? Të lutem jo!

Epo, ja që çdo e mirë e ka të keqen brenda. Balanca e pehashit në vaginën tënde është shumë delikate, ndaj bëj kujdes me ushqimet që konsumon. Mund të jenë shumë të shijshme për ty, por jo shumë miqësore me vaginën tënde.

Nëse po stresohesh

A ka ndonjë vend ku nuk e gjejmë stresin? Jo, nuk kaa! Stresi sjell tharje vaginale, më shumë sekrecione dhe rrit rrezikon e një infektimi. Merre stresin seriozisht, në mënyrë që të mbash mendjen të kthjellët dhe vaginën të lumtur.

Artikuj të sugjeruar:

 

Bëhu pjesë e shorteut Coca-Cola

Fito çdo javë një Smart TV.

Ad by Mediadesk.al

MOS I HUMBISNI