Celebrity

Salma Hayek rikujton momentin kur ushqeu me gji, foshnjën e një të panjohuri!

Shkruar nga Anabel

2 Shtator 2022

Salma Hayek rikujton momentin kur ushqeu me gji, foshnjën e një
Photo Credits: @salmahayek/ Instagram

Aktorja dhe producentja Salma Hayek mbërriti në Sierra Leone në shtator të vitit 2008, jo si një personazh i famshëm, por si një humanitare, për të marrë pjesë në një mision bamirësie afrikan.

Gjatë vizitës në një spital, ajo hasi në një nënë, djali një-javësh i së cilës ishte kequshqyer. Hayek mori djalin e vogël dhe filloi ta ushqente me gji, pavarësisht nga prania e shumë ekipeve të kamerave rreth saj.

Në atë kohë, aktorja kishte një vajzë 1 vjeç.

Pas ngjarjes, ajo pranoi se në një moment u ndje sikur po “i bënte një pabesi të bijës”. Megjithatë, Salma mendoi se “vajza e saj nuk do e kishte problem të ndante qumështin”.

“Unë në fakt mendoj se vajza ime do ishte krenare. Do ta inkurajoj atë të bëhet një person bujar dhe i kujdesshëm. Mendoj se kjo është gjëja më e mirë që mund t’i jap asaj si nënë”, tha ajo.

Përveç kësaj, Hayek shpjegoi se ideja për të ndihmuar një fëmijë në këtë mënyrë ishte një traditë e gjatë në familjen e saj. Në fakt, shumë vite më parë në një fshat meksikan, stërgjyshja e saj shpëtoi foshnjën e uritur të një të huaji që qante duke i dhënë gji fëmijës, i cili, nga ana tjetër, ndaloi menjëherë së qari.

Ushqyerja me gji: një zgjedhje, jo një stigmë

Hayek pretendoi se vendimi i saj për të ushqyer me gji fëmijën e një të panjohuri ishte gjithashtu një përpjekje për të pakësuar stigmën e vendosur ndaj grave për ushqyerjen me gji.

Dhe me këtë akt dashamirësie, ajo gjithashtu theksoi me zë të lartë dhe të qartë se si gratë duhet të kenë një zgjedhje për këtë dhe të mos kenë frikë nga trupat e tyre.

Burimi: Bright Side