
Jayden James Federline, djali i Britney Spears me Kevin Federline, ka folur pa doreza dhe ka treguar rreth marrëdhënies me të ëmën dhe arsyen pse mungoi në dasmën e saj. Britney dhe partneri i saj, Sam Asghari, u martuan në qershor të këtij viti dhe djemtë* e saj munguan në ceremoninë martesore.
*Britney Spears ka dy djem, Jayden James (15 vjeç) dhe Sean Preston Federline (16 vjeç).
Djali i saj 15-vjeçar tha: “Nuk ishte momenti i duhur për të shkuar. Nuk po them që nuk jam i lumtur. Jam shumë i lumtur për ta, por ajo (Britney) nuk ftoi të gjithë familjen dhe nëse do të isha unë dhe Preston (i vëllai i Jayden), nuk do të kishte përfunduar shumë mirë”.
Jayden tha edhe se nuk ka asnjë ndjesi urrejtjeje ndaj së ëmës dhe do të donte ta ritakonte sërish. (Sipas “Daily Mail”, Britney nuk është takuar me djemtë e saj prej disa muajsh dhe këtë problematikë e adresoi edhe vetë artistja në Instagram).
“100% mendoj se kjo mund të rregullohet. Do të marrë shumë kohë dhe përpjekje. Unë thjesht dua që ajo të jetë mirë mendërisht. Kur të bëhet më mirë, do të doja shumë ta shihja përsëri”.
Jayden ndau edhe mendimin e tij sa i përket deklaratës së babait të tij, Kevin, i cili e akuzoi Britney-n se postimet e saj në Instagram i lëndojnë djemtë e tyre, duke thënë: “Rrjetet sociale e ndihmojnë…Nëse ajo dëshiron të postojë, le të bëjë ç’të dojë”. Ama, ai cek edhe pjesën kur Britney poston “me zor” vëllain e tij të madh, pasi atij nuk i pëlqejnë kamerat.
Gjithsesi, nuk hezitoi t'i dërgonte mamit të tij një mesazh të ndjerë duke i thënë: “Të dua shumë. Shpresoj më të mirën për ty. Ndoshta një ditë, mund të ulemi dhe të flasim përsëri”.
Artikuj të sugjeruar: