Social Buzz

Lëngu vaginal si parfum? Besojeni ose jo, kjo është çmenduria e radhës në TikTok!

Shkruar nga Anabel

1 Shtator 2022

Lëngu vaginal si parfum? Besojeni ose jo, kjo është
Photo Credits: Autostraddle

'Vabbing' është tendenca më e fundit në TikTok. Nëse nuk keni dëgjuar deri tani për të, ju kërkojmë falje paraprakisht që do e mësoni tani.

Vabbing është krijuar si një bashkim i fjalës "vagina" dhe "dabbing"*.

*Dabbing - këtu përkthehet si aplikimi i diçkaje të butë dhe të njomë.

Termi u referohet njerëzve që përdorin lëngun vaginal si parfum.

Ideja erdhi nga TikToker Mandy Lee, e cila këmbënguli se kjo rriti suksesin e saj në tërheqjen e burrave. Që atëherë ajo e ka fshirë postimin origjinal, por të tjerë e kanë ndjekur në vend të saj.

Që nga ai postim i TikTok, interneti është çmendur për trendin.

Disa njerëz janë shprehur të tmerruar nga përdorimi i eau de vagina, ndërsa të tjerë e kanë cilësuar si një lëvizje të pushtetit feminist - ku gratë përqafojnë aromën e tyre natyrale në vend që të ndiejnë turp.

Teoria pas vabbing është se feromonet femra që gjenden në sekrecionet vaginale janë të dobishme për të tërhequr një partner.

Megjithatë, mjekë si Erick Janssen, thonë se nuk ka ndonjë bazë që mund t'i japë vabbing një lloj miratimi shkencor. 

Në rregull, mjaftueshëm internet për sot!

MOS I HUMBISNI