Me siguri e mësuat se Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij Camila Morrone i dhanë fund lidhjes, pikërisht kur kjo e fundit mbushi 25-vjeç.
Do thoni ju, si po e përjeton Leo, beqari më i famshëm i Hollyëood-it ndarjen e radhës, duke ditur që raporti me Camila-n ishte goxha serioz?!
Me shumë pjekuri, ylli i filmave ka festuar si kurrë më parë me shokët e tij. Madje, burime të ndryshme janë shprehur për Page Six se DiCaprio jo vetëm që po e përballon ndarjen në club, por gjatë gjithë natës pranë grupit të tij janë parë edhe nën shoqërinë e vajzave.
Ai është fotografuar në California, ku ndodhet momentalisht (në shtëpinë e tij prej $13.75 me pamje nga oqeani në Malibu), e ndërsa Camila, është në Francë me të ëmën.
As Leo dhe as Camila nuk kanë reaguar publikisht në lidhje me ndarjen, por çifti qëndruan thuajse 4 vite bashkë. Pavarësisht diferencës në moshë, romanca e dyshes dukej aq serioze sa aktori e prezantoi me të dy prindërit e tij.
Gjithsesi, kur gjërat nuk shkojnë dhe ndarja është e pashmangshme, ndiqni shembullin e Leo-s- dilni!