Është thënë shpesh se gratë shtatzëna nuk duhet të hanë ushqime që kanë mish krudo dhe vezë. Megjithatë, përgjithësisht kufizojmë vetëm mishin krudo dhe vezët, pa u kushtuar vëmendje ushqimeve që i përmbajnë këto si përbërës.
Salmon i tymosur
Shumë gra e dinë se gjatë shtatzënisë nuk duhet ngrënë sushi, por në fakt e njëjta gjë vlen edhe për peshkun e tymsosur. Peshku duhet të gatuhet gjithmonë në nxehtësi minimalisht 63 gradë, gjë që nuk ndodh me peshkun e tymosur.
Frutat e deti të marinuara
Njësoj si me peshkun e tymosur, edhe marinimi bëhet në të ftohtë. Kujdes me ushqimet e detit të marinuara sepse përmbajnë një sasi të madhe bakteriesh, ndonëse mund të mendohet se kripa i asgjëson. Asgjë si nxehtësia!
Pjepri
Pjepri njihet si bartës mikrobesh sepse frutat që rriten në tokë, ku zhvillohen bakteriet si E. coli apo Listeria. Këto qëndrojnë përgjithësisht në sipërfaqen e lëkurës së frutit, ndaj sido që të jetë duhet ta lani mirë atë përpara se ta qëroni.
Sallami i zakonshëm apo pikant
Sallami përpunohet në të ftohtë, duke përdorur mish të fermentuar, i cili mund të përmbajë shumë listeria, që e kanë të gjithë mishërat kur nuk përpunohen në nxehtësi të lartë. Më mirë shmangini, sado që t’u hahen.
Salcë Çezar e bërë vetë
Gratë shtatzëna nuk duhet të konsumojnë ushqime që përmbajnë vezë të pagatuar mirë, siç janë salcat e bëra në shtëpi.
Tiramisuja
Njësoj si salcërat, mbushja kremoze e Tiramisusë bëhet me vezë të papjekura. Nëse nuk e dini me siguri se tiramisuja është pa vezë, më mirë zgjidhni një ëmbëlsirë tjetër.
Burimi:Buzzfeed