Letra 1
Anabel kishim kohe qe ishim shoke , flisnim pothuajse per cdo gje bashk. Nje dite teksa benim xhiro me makine konsumuam pak bar , ndaluam diku dhe po qendronim ne heshtje. Te 2 humbem ne syt e nj-tj. U afruam dhe shkembyem nje puthje te zjarrt, ne ato momente ai filloi te me prekte dhe un po ndjehesha mir dhe perfunduam duke ber dashuri. Ajo nat ngeli e paharrueshme per te dy ne. Me pas vendosem ta harronim ate nate. Dhe pse te 2kishim nga nje lidhje dhe te gjithe na dinin shok te ngushte, ne prap ndieshim mire mw nj tj sepse merrnim nje kenaqsi qe nuk mund ta mernim tek partneret dhe qe nga ajo dit ne dhe pse te lidhur me persona te tjere, e frekuentojm njeri-tjetrin rregullisht. Anonim te lutem postoje
Letra 2
Anabel, me terhoqi shume tema ne fjale. Kam qene vete ne nje maredhenie te tille, e cila me te tjera fjale nenkupton maredhenie e hapur, e cila ndodh mes dy individeve te cilet se pari kane gezuar shoqerine e tyre thjesht si miq, dhe me pas e kalojne ate kufi. Nje lidhje e tille eshte Ok per sa kohe asnjeri nga individet nuk perfshihet ne ndjenja. Por nese dashurohesh me mikun tend eshte e pamundur ta shohesh maredhenien ne ate aspekt. Une dhe x ishim miq te mire, kishim dhe momente kur thjesht si duronim dot mendimet e njeri tjetrit dhe perfundonim duke u zene. Gjithsecili duke mbrojtur idete e veta. Nejse, mbas nje periudhe shkeputjeje rifillonim duke biseduar normalisht sikur nuk ishim zene me pare. Por... Filloj te me dhimbte kur ai tregonte hapur qe kishte maredhenie me femra te tjera, pra pervec meje kishte te tjera "shoqe krevati", une nga ana tjt duke u bazuar ne tipin e lidhjes qe kisha, pa kushte, perseri kur isha me te nuk e coja neper mend te krijoja tjeter maredhenie. Me mjaftonte dhe isha e kenaqur me prezencen e tij. Por u be e pamundur per mua, fillova duke kerkuar nje maredhenie stabel me ate person. Nuk ja kerkoja me ngulm ket gje por e lija te nenkuptohej mjaft qarte qe une nuk kisha tjeter pervec tij dhe doja te njejten gje nga ai. Sidoqofte, ai mundohej te mos perfshihej ne ndjenja, me fjale ishte i prere, por gjestet dhe syte dreqin nuk genjejne Dhe ai me donte, nder te tjera e shihja si xhelozonte dhe pse kur une xhelozoja me thoshte "Ne jemi miq me teper se te dashur" . Me vriste sjellja e tij menefregiste, dhe duke pare veten time qe po bija ne dashuri me te vendosa me mire ti qendroja larg. O gjithcka o asgje i thashe vetes. Dhe ashtu ndodhi. U ndame. Ai beri disa perpjekje per tu kthyer dhe per te vashduar aty ku e lame dhe ashtu sic ishim perpara por nuk ja vlente te kthehesha aty ku nuk ndihesha mire. Nese do me kishte kerkuar nje maredhenie normale nuk do hezitoja por ashtu jo. Keshtu ne heshtje dhe me dhimbje u largova dhe tashme humba nje mik . Kjo ane e medaljes ishte dhimbje me vete per mua, pasi shoqerine e vleresoj shume, aq sa per mendimin tim vjen e dyta mbas familjes. Gjithsesi, mendoj se per te krijuar nje maredhenie e tipit "miq me benefite" eshte Ok per sa kohe nuk kerkon me teper se aq. Por nuk ka gje me te bukur se te krijosh nje maredhenie te plote, normale ne te cilen e din se do marresh po aq sa do japesh. Anonim plizz se na mbyten moralistat.
Letra 3
Une, Anabel, kam jo nje, por dy "friends with benefits". Jam njohur me te dy ne ambjente te ndryshme dhe ne kohe te ndryshme.por historite jane te ngjashme me te dy. Njoha te parin,fillimisht shoqeri,pstj filluam nje maredhenie por qe nuk na eci fare fare,madje qe u mbyll keq.Pastaj njoha te dytin,qe mu kthye ne fiksim qe ne bisedat e para. Me ngjiste shume muhabeti,por e dija qe nuk ishte i duhuri per mua,shume dembel. Gjss,e nisem dicka si ne fshehtesi dhe me nderprerje,me takime kur te na tekej. Do ti qe jeta e solli qe me te parin ti sheshonim konfliktet,dhe fillova dhe me ate nje marredhenie paralele.Te dy e dine ekzistencen e tjetrir,por jo raportin e vrt qe kam.E konsideroj veten single dhe shume te lumtur. Jam njeri mjaftueshem i pavarur,por kur me duhet nje sup mashkulli per mbeshtetje,kam dy. Sic e thote vete emri,edhe benefits i kam nga dy persona nderkohe jam e lire ti kushtohem punes time,te shijoj shoqerine e shoqeve pa kufizime,te njoh njerez e vende te reja pa pasur angazhimet apo kushtet e nje lidhjeje te vertete ciao ciao
Letra 4
Anabel kam patur nje shok, them e kam patur sepse ka kohe qe nuk dal me te ta takoj. Ne fakt u njohem per nje kohe te shkurter e u beme miq te mire. Vertete qe e kisha xhan, por kurre nk e kisha pare me syrin e nje mashkulli qe doja te flija me. Ne fakt, gjate asaj kohe, jeta ime sentimentale ish nje lemsh i vertete. Gjithnje hapeshim tek njeri tjetri per probleme te ndryshme, qofte per vrimat e zeza ne univers, apo ndonje vrime tjeter. Nje dite te bukur ai me thote qe po njihte nje goce, por nk eshte se e kish shume seriozisht. Edhe une qelloi qe po rregulloja marredheniet me te dashurin tim. Well...gjate bisedave tona te pafundme per cdo gje qe ndodhte ne univers, nje nder to qelloi te ishte edhe filmi ne mode asaj kohe "Friends with benefits". Edhe duke qeshur e duke bere shaka perreth filmit, ketij i vjen ne mendje nje ide "gjeniale". Pse te mos e provonim edhe ne?! Ne fakt, u stepa disi ne fillim. Atehere fizikisht ai eshte 2metra cun, me alamet trupi te palestruar dhe goxha inteligjent, por kurre nk e kisha pare si nje objekt sexy e terheqes. Fillova te mendoj ndryshe. E dija qe kish njeren te dashur, ne fakt eshte komentuese ketu te Anabel...edhe pse ben shume si ajo goca qe i ben ligjin te dashurit, ky po me tregonte cdo detaj, si e tradhetonte me njeren, me tjetren, me tjetren, madje edhe me kolegen e tavolines perballe. Tani une ne rolin e shoqes ne fakt e keshilloja te mos e bastardonte me "te dashuren", por pastaj mendova. Duhet te kete dicka ky qe "ia japin" kaq shume. Soo..nje dite te bukur, me ne fund e vendosem. Ta provonim edhe ne. Ok, normalisht ish nice...por well, jo edhe aq. Si shok nk e kam humbur....thjesht nk jam takuar me te per arsye se nk kemi patur kohe. Por sinqerisht me vjen te qesh madje shume me te dashuren e tij, sepse i di cdo sekret...madje edhe menyren si sillet ai ne shtrat me te, por here here me vjen keq. PS: Nk shkoj me une me te. ishte vetem nje periudhe funtime.
Letra 5
Behet gati nje vit qe une jam ne nje 'Friends with benefits relationship. Me A. njihemi qe te vegjel, jemi rritur ne nje lagje dhe kemi qene gjithmone shoke qekur mund te mbaj mend une. A-ja eshte dy vjet me I madh se une dhe ka qene gjithmone tipi I hedhur. Cdo muaj do me prezantonte me ndonje te dashur te re. Se keni idene sa like marr ne fb vetem nga komuniteti 'ish te dashurat e A-se'. Hahahah. Ndersa une jam komplet e kunderta e tij, kam pasur nje lidhje 2 vjecare qe perfundoi ne vitin e dyte te shkolles se larte. Nuk e quaj eksperience te keqe, sepse e kam dashur ate njeri dhe e di qe me ka dashur, por qe nuk ishte e mundur qe ne te vazhdonin me. U fokusova 100% ne shkolle sepse isha ne vitin e fundit dhe I vetmi argetim qe i lejoja vetes ishin te dalurat me shoqerine te premteve a te shtunave. Sa cuna me kane prezantuar, A-ja dhe shoqet e mia, madje edhe nje ish e dashura e A-se me prezantoi me nje kusheririn e vet nje here. E keshtu ishte nje periudhe qe te gjithe keta donin te me gjenin dike, derisa hoqen dore e me lane rehat. Jo se nuk doja, por asnje nuk me ngjiti per te dale ne nje second date. Kjo sepse nuk isha ne kerkim te nje lidhjeje, por fillova nje lidhje te nje natyre tjeter qe se kisha menduar ndonjeher. Nisi ne 23 vjetorin tim, ku une isha ne Durres ne shtepine e nje shoqes sime dhe A-ja dhe nje grup erdhen ne 12 te nates dhe me bene kete festen surprize. Jam natyre e ftohte dhe nuk me prekin shume keto gjerat 'sweet' apo romantike, por ate nate kam qare nga emocionet. U kenaqem pafund dhe pime shumee, ata pijanecet ishin furnizuar mire dhe kishin menduar per cdo gje hahaha Nuk e di sa ka qene ora, por kishim ngelur vetem une dhe A-ja ne ballkon, qe as nuk e kam idene tani ca muhabeti mund te kemi bere ne ato momente.. Mbaj mend nje moment qe degjuam E-ne dhe M-ne qe po e benin dhe ngelem, pastaj kemi qeshur kot si budallenj te dy pernjehere dhe I vume dhe ata te shkretet ne siklet. E keshtu duke qeshur, nuk e di si na u kryqezuan shikimet dhe na pushtoi nje heshtje e frikshme..une e putha..ai ma ktheu..dhe keshtu vazhduam..ai me ka pyetur vetem: Je e sigurt? Dhe nuk me la kohe per tju pergjigjur por vazhduam.... Kur cdo gje perfundoi, asnjeri nuk dinte ca te thoshte, as nuk e shihnim dot njeri tjetrin...Pastaj se di si, po ja plasem te qeshures prape. Rrofte e qeshura qe te nxjerr me te vertete nga cdo situate! Filluam te diskutonim si ishte. Te njejtat biseda qe flisnim me njeri tjetrin kur tregonin per partneret tone.. Nga 1 tek 10-ta me vuri 7 surrati atij..dhe gjeja e pare qe me tha: 7 dhe se te kam shoqe, se gjithe kjo kohe pushim ka bere te veten. Une I thashe; Deri me sot kujtoja qe gjitha ato goca qe ke kapur cmendeshin pas teje per kete gje, por sa gabim paskam qene. Dhe ai pastaj me vuri ne loje dhe nje here mua dhe humorin tim te madh (sipas atij!) Se di ca kemi folur tjeter pastaj u cuam dhe une ika te fle ne dhome ai ne nje divan ne kuzhine, te nesermen cdo gje vazhdoi normal. Beme plazh paraditee, hengrem dreke ne Durres dhe pasdite u nisem per ne Tirane. Kalova ate darke me te shtepise dhe me A-ne spata mundesi te flisja. Kalova nje ditelindje te paharrueshme ne teresi! Te nesermen me mori ne telefon, pime kafe bashke paradite dhe e percolla deri ne shtepi pastaj... Qe nga ajo dite, ne vazhdojme te takohemi si gjithmone, vetem se ndonje nga keto takimet perfundon ndryshe. Por kjo gje se ka ndryshuar aspak marredhenien tone shoqerore. Ai vazhdon nderron te dashurat dhe as nuk e kam problem fare. Une jam ne vit te fundit Master dhe ne pune nje pune shume te mire. Kam dale me cuna te tjere, por nuk jam akoma gati per nje lidhje me angazhime. Kam shume gjera te tjera per te bere ne kete periudhe te jetes sime. Dhe nese mendoni qe mund te perfundoj e dashuruar pas A-se, sic mendon shoqja ime e ngushte, qe eshte nje romantike e deshperuar, JO. Jam thjesht ne nje 'Friends with benefits relationship', ai eshte shoku imi i mire por seshte tipi i mashkullit qe me ploteson mua si femer, pervec ketyre nevojave fizike (qe dhe ne keto eshte bere I mire keto kohet e fundit hahaha). Te pershendes Anabel dhe jam kurioze te di si do jene komentet.
Letra 6
KAM NGECUR NE NJE MARRDHENIE FRIENDS WITH BENEFITS NGA DASHURIA. Kjo teme me trishton,se une kam rene ne dashuri me ate friend-in tim.. Kemi vite qe njihemi dhe ai me tregonte per te fejuaren e tij(se si e mbante ne shtepi dhe per vete dilte neper bote dhe e tradhetonte) dhe une qe e shaja dhe me vinte keq per te. Por ishte aq don zhuan,dhe vazhdon te jete,sa nje dite me futi dhe mua ne gracken e vet. Fjetem bashke.Gabimi ndodhi 2here, 3, 4... deri sa e humba numerimin. Tani vazhdon te kete marredhenie me mua (sh rralle) dhe me shume te tjera dhe une humbem nga pak...
Letra 7
Hey pershendetje! Quhet friends with benefits me shoqen tende te ngusht? Jeta ime ishte nje lemsh, cdo gje e kthyer permbys, 1 lidhje dy vjecare sapo i pata dhene fund. e ajo ishte me mua aty ne cdo kohe, saher kisha nevoje. E 1 dite, teksa po qaja, me puth lotet, buzen, pastaj... E kujt i'a merte mendja? 2 femra? As mua ne fakt. Por ishte 1 ndjenje kaq rrenqethse. Ne nuk vazhdojm me, sepse ajo iku jasht, edhe pse saher flasim qeshim kur mendojm cdo gje qe bem per disa muaj. Puc, naten Anabelista.
Letra 8
ME IMPONOI NJE MARRDHENIE FRIENDS WITH BENEFITS DUKE ME MANIPULUAR. Anabel, sipas tij ishim friend with benefits, por une nuk e kuptoja kete term ose ai ma impononte kete gje sepse sipas tij une duhej te isha e dashuruar pas tij sepse ai me puthi per here te pare. Njehere me ftoi ne shpiine e tij,pasi kurre sme ftonte per kafe,sepse une nuk diija asnje rruge.dhe une shkova. Ai me orientonte,me ftoi per nje pretekst tjeter por e ndjeva veten shume te dobet.dhe sipas tij une tashme isha puthur me te,dhe fakti se kisha nje cip sme bente te virgjer më, ishte hera e pare. me pas u largoova nga ai,sepse e perjetova shume keq dhe vuaja shume. pas dy muajsh ai me kerkoi,dhe une u tregova perseri naive,duke menduar se kete radhe ai do me kerkonte si nje lidhje stabel,por ishte nje iluzion,ujku qimen e nderron por zakonin se harron.por di qe e kam vuajtur shume kete gje.une e doja shume ,ndersa sipas tij ishim vetem sex friends. nuk dua te gjykohem,e di qe jam treguar naive
Letra 9
E kuptojmë që jemi popull shpellar në momentin që na u desh një film që të sillte në modë seksin e lirshëm. Atëherë, unë e kam zbuluar para filmit, që në pubertet në fakt, teksa mbikqyrja Xhenin nga dritarja e katit të katërt e masturbohesha në mënyrë të përsëritur pas perdeve. Në fantazitë e mia, unë beja seks pa impenjime kur të doja me atë, në realitet...e bente ai tipi që vinte shfrynte çdo mbasdite tek shtëpia e saj. U rrita, hodha trupdhe do ti që u bëra si ai tipi tek shtëpia e Xhenit, e kjo jo vetëm në fantazitë e mia. Mes Xhenërërave, Joanarërave, Lindrave …. bazuar mbi sondazhe direkte në terren, krijova teorinë time, ligj në fakt, se tashmë është e provuar. Teoria “Friends With Benefits”, shkurt FWB, është iluzion, gënjeshtër dhe mbi të gjitha e rrezikshme. Nuk ndodh që dy të bejne seks e dikush të mos lidhet emocionalisht me tjetrin. Në momentin që bien dakord, të paktën njëri prej të dyve nënshkruan një kontratë të cilën brenda vetes ai/ajo e di që nuk do i qëndrojë dot besnik paktit. Fillova ta vija në dyshim teorinë kur Armela pas dy javesh seks gjoja pa impenjim, më tha pa pikë turpi “Te Dua”. E studiova teorinë me Anën, Chiarën, Elizan, Agnesën, Federican etj dhe vura re që fillonte shfaqej xhelozia e llogaridhënia pa kaluar dy muaj dhe normalisht i bëja naften. Kur i kujtoja që ne u sqaruam që në fillim këtë gjë, përgjigja e tyre ishte se pranonin me shpresën se diçka brënda meje do ndryshonte me kohën dhe unë mund të lidhesha me to. Dhe kishin të drejtë. U binda për teorinë kur Stefania më bëri dalje me lezet pasi sjellja ime ndryshoi dhe ajo s'kishte si mos ta vinte re “15 vjecarin e dashuruar me zyshen” qe ndodhej brenda meje. Une kisha thyer rregullat, ajo jo. Konkluzioni: Eshtë e rrezikshme të besh seks pa ndjenja, pikërisht për faktin që të paktën njëri nga të dy nuk i fik dot ndjenjat me telekomandë. Dhe si perfundim, o ndahesh keq, ose perfundon si tek filmi...është thjesht çështje kohe. Morali: Gjeni një person që e doni vërtet, bëjeni të bjerë në dashuri me ju...dhe do zbuloni best sex ever me friendin tuaj më të besuar. Deri kur te vije ajo ditë, leshojëni veten sa te doni, por mos mendoni se keni zbuluar ujin e ngrohtë. Me respekt. Xhaxhi Luisi fealing moralist
Letra 10
Mirmbrema anabel une qe po shkruaj jam nje goc qe punoj ne nje instucion shteteror. me pelqeu tema e dites se sotme sepse ndihem "in" une shok benefits nuk kam nje por disa dhe keta jane koleget e punes . Shkoi rregullisht me ta duke e ditur qe jane te martuar apo te fejuar . Organizojme mbremje per te qene bashke pa patur ata probleme nga familja. Une e di mire rolin tim por edhe ata e dine rolin e tyre te une . Me respektojne per ate qe jam dhe cfare ju jap nderkohe i kam dhe mbeshtetje per cdo problem ne pune. Jam e lumtur qe i kam. Jam nga vlora dhe nuk dua komente idiote te tipit ofendues. Ju puth cuna
Letra 11
mrm Anabel,jam nje djale nga jugu,po treg edhe une "friend with benefitsin" tim mgjth se per mua ajo eshte shume me shume.Kam shume vjet qe e njof ndoshta 9 ne fillim ishim te dashur,isha i pari i saj,pastaj per sh arsye u shkeputem per nje fare kohe,ku ne kete periudhe ajo pati nje lidhje te shkurter me dike tjtr,dhe une po ashu.E ka tradhtuar ate me mua,dhe une te dashuren time me ate.Problemi eshte se qe pas asaj periudhe une vazhdoj prap me ate por jo ne sts e te dashurve,sepse me vriste dhe me vret akoma opinioni qe ajo ishte e dikujt tjtr dhe perf prap te une.As une sdoja dhe sdua te jemi ktu por smundja dot pa ia pare ftyren,smundja dot pa e pasur afer,me eshte bere si droge.E di qe po te jem ne nje vend tjtr ajo do ishte nena e fmijve te mij por ktu ku jemi veshtire e kam.Ndoshta seshte 100 % per temen kjo qe kam shkruar por deshiroja ta ndaja te di dhe mendimin tuaj.Ju persh
Letra 12
mbm anabel. kam dhe un nje "friend with benefits" u njohem ne nje udhetim te gjate dh u afruam shum me njeri tjetrin. ai kishte nje lidhje tjeter dhe me fliste si i shkonin gjerat derisa nje dite e gjeti veten duke m then se ndjenjte dicka me teper per mua. un ne fakt kisha kohe qe kisha rene brenda por sdoja ta jepj veten sepse ai ishte i nje tjetre. keshtu nga thjesht shoke perfunduam ne te dashuruar. dhe nga kafja kaluam tek hoteli qe per mua ishte gjeja me e bukur ne bote. por pasi ndodhi disa here me tha qe do jemi vetem shoke. keshtuqe jemi shoke por ndonje here rralle e tejkalojme miqesine dhe pas kesaj behemi serisht shoke