Astro Fun

Ka një shenjë që cilësohet si më “e vështira” dhe gjejeni pak cila është

Shkruar nga Anabel

30 Gusht 2022

Ka një shenjë që cilësohet si më “e

J.Lo kishte të drejtë! Virgjëresha, në fakt është një shenjë shumë e vështirë, por jo për fajin e saj.

Ndonjëherë, në bisedë, Virgjëresha është sarkastike, pak e thatë në përgjigje dhe e prerë. Kjo e bën të vështirë komunikimin me të, pasi kush mund të bisedojë në momentin që e pyet një Virgjëreshë: “Si je?” dhe ajo të thotë: “Mirë”.

Për më tepër, është paaak më e sinqertë se duhet. Pra, nëse ti e pyet: “Si të duket ky fustani?”, mos u çudit kur të marrësh si përgjigje: “I bukur, por ty s’të rri mirë”, sepse Virgjëresha s’e ka fare problem të të thotë të vërtetën, je gati ti apo jo.

Një Virgjëreshë është “mbretëresha e detajeve” dhe shumë logjike. Gjithmonë mëson dhe ndan informacionin, edhe pse me nota ironie. Gjithsesi, mos ia merr për keq, sepse nuk ka një mënyrë tjetër.

Hmm, është edhe shumë gjykuese. Nëse hyn në një dhomë dhe sheh dy sy që të shohin nga koka te këmbët, me shumë mundësi po përballesh me një Virgjëreshë.

Artikuj të sugjeruar:

 

Bëhu pjesë e shorteut Coca-Cola

Fito çdo javë një Smart TV.

Ad by Mediadesk.al

MOS I HUMBISNI