Kinema & TV

Njerëzit mendojnë se Maddy nuk do të jetë në sezonin e 3-të të "Euphoria"

Shkruar nga Anabel

27 Gusht 2022

Njerëzit mendojnë se Maddy nuk do të jetë në sezonin e
"Euphoria"

"Ky është vetëm fillimi" i tha Maddy (Alexia Demie) në fund të sezonit të dytë, Cassey (Sydney Sweeney) pas një sherri për "çunin e keq", Nate (Jacob Elordi).

Por, ndërkohë, njerëzit në Twitter mendojnë se Maddy nuk do të jetë pjesë e sezonit të tretë dhe kanë arsye:

Maddy do të jetë diplomuar

Maddy mbushi 18 vjeç në sezonin e dytë, që do të thotë se u diplomua, nisur edhe nga narracioni i Rue, e cila na bën të mendojmë se ka një lëvizje kohore.

Rue thotë se "qëndroi esëll për të gjithë pjesën tjetër të vitit", që do të thotë se në 2024, Maddy do të jetë diplomuar.

Maddy mund të ikë nga qyteti

Ka disa sinjale që Maddy dha se mund të lërë qytetin. Për shembull, kur i dha lamtumirën Theo-s, djalit të lezetshëm për të cilin ishte babysitter. 

Gjithashtu, edhe kur Samantha e pyeti nëse ndihej mjaftueshëm keq sa të qëndronte në East Highland për të gjithë jetën, Maddy dha një përgjjgje të prerë:"F*ck, jo". Më vonë, Samantha i dhuroi një fustan lejla me një shkrim "Mos u kthe pas".

Karakteri i Maddy-t u zhvillua

Ndryshe nga Cassey e cila ende përpiqej të merrte aprovimin e Nate, apo ky i fundit që trazohej nga demonët e së shkuarës, Maddy pati zhvillime pozitive dhe u rrit në aspektin e karakterit.

Kasti po pëson ndryshime

Barbie Ferreira, ose Kat Hernandez njoftoi fansat se nuk do të jetë më pjesë e "Euphoria", rrjedhimisht nuk do të shfaqet në sezonin e 3-të.

Por, mos i humb shpresat, sepse ka edhe mundësi që Maddy të jetë prapë në sezonin tjetër.

Mund të ketë një lëvizje kohore

Euphoria ka disa të tilla, ku paraqiten të gjithë personazhet fëmijë, bashkë me traumat e tyre.

"Ky është vetëm fillimi..."

Ky premtim do të thotë se do të bëhet nami në sezonin tjetër.

Maddy ka shumë për të treguar

Si do ia shkojë puna pa Nate? A do të jetë më vajza që tregon vetëbesim kur është me të tjerët dhe kur përqafon jastëkun shkrehet në lot?

Ndërkohë ne presim dhe shpresojmë që Maddy të rikthehet për të qenë edhe më fantastike, pa Nate!

Artikuj të sugjeruar: