
Finalistja e "Mis Anglisë" është e para që konkurron pa grim, në historinë gati shekullore të konkursit.

Melisa Raouf, një studente 20-vjeçare nga Londra jugore, sfiloi në gjysmëfinalen e konkursit pa asnjë grimcë makeup-i.

Tani, ajo do të garojë në finale këtë tetor për kurorën.
“Kjo do të thotë shumë për mua pasi ndjej se shumë vajza të moshave të ndryshme përdorin grim sepse ndihen nën presion për ta bërë këtë”, tha Raouf në një intervistë për Independent.
"Nëse dikush është i lumtur në lëkurën e tij, ne nuk duhet të detyrohemi ta mbulojmë atë me grim. 'Të metat' tona na bëjnë ata që jemi dhe kjo është ajo që e bën çdo individ unik," shtoi ajo.

Raouf tha se, megjithëse filloi të grimohej në moshë të re, ajo vendosi t'i shmangej traditës për konkursin.

"Kurrë nuk kam ndjerë se i kam përmbushur standardet e bukurisë. Së fundmi kam pranuar që jam e bukur në lëkurën time dhe për këtë arsye vendosa të konkurroj pa grim", ka shpjeguar ajo në intervistë.
Në maj, Raouf postoi një selfie në Instagram, ku shkroi se ajo "po përqafonte njollat dhe papërsosmëritë".
Vieë this post on Instagram
Burimi: CNN