Seriali spinoff i “Game of Thrones”, “House of the Dragon” është zyrtarisht një hit, duke thyer rekorde si premiera më e suksesshme në historinë e HBO me 10 milionë shikues.
Seriali i ri bazohet në universin fantazi "A Song of Ice and Fire" të autorit George R.R. Martin, por përqendrohet te familja Targaryen dhe rrugëtimi i tyre në fron. I vendosur 172 vjet para lindjes së Daenerys Targaryen, “House of the Dragon” prezannton mbretin Viserys, princin Daemon, princeshën Rhaenyra, Alicent Hightower, Lord Corlys Velaryon, princeshën Rhaenys Targaryen, Otto Hightower dhe kalorës e këshilltarë të familjes.
Në episodin e parë, “House of the Dragon” vazhdoi traditën e “Game of Thrones” përmes 4 mënyrave:
1. Cilësa e prodhimit
Seriali i ka kushtuar një rëndësi të madhe detajeve, kostumeve dhe peizazheve që të rrëmbejnë menjëherë.
2. Seksi dhe vdekja
Prerje koke. Sëpatë në fytyrë. Prerje gjymtyrësh. Skena me bordello. Orgji. Seks. Gjak. Gjëra “normale” për “Game of Thrones” dhe “House of the Dragon”.
3. Dragonjtë!
Na u desh të prisnim një sezon të tërë për të parë dragonjtë tanë të parë në “Game of Thrones”, por në “House of the Dragon” ata ishin kudo. Dracarys!
4. Performanca të spikatura
Aktorët e “Game of Thrones” ofruan performanca mbresëlënëse edhe nëse thjesht po aktronin me një ekran të gjelbër nga pas. Edhe këtë herë, kasti përbëhet nga aktorë që mishërojnë plotësisht tiparet e personazhit.
Bonus: Pamja e Rhaenyra-s që të kujton Daenerys