Horoscope

Është fiks çasti që të mësosh se si sillet një Virgjëreshë, në çdo aspekt!

Është fiks çasti që të mësosh se si sillet

Virgjëresha është perfeksioniste, super e organizuar dhe paaak paragjykuese. Këto i dimë të gjithë, ama a e di si sillet një Virgjëreshë në dashuri, me miqtë, apo kur është totalisht vetëm? Jo? Epo, mund ta mësosh tani!

VIRGJËRESHA NË PUNË

Virgjëresha udhëhiqet nga Mërkuri. Falë planetit të komunikimit dhe udhëtimeve, Virgjëresha mund të kapë çdo detaj. Shpesh ekziston një mendim se Virgjëreshat janë super të fiksuara me organizimin, por në fakt, thjesht duan ta kenë të sistemuar ambientin e tyre. Domethënë, nëse të gjithë do të mbanin pastër qoshen e tyre, bota do të ishte perfekte. Gjithsesi, kemi një këshillë: Para se ai prezantimi të shkojë të klienti, duhet të kalojë në duart dhe sytë e mprehtë të një Virgjëreshe.

Duke qenë se Virgjëresha vjen direkt pas Luanit, ajo merr rolin e një lideri. Ajo është kreative, dëgjon mendjen dhe zemrën, i zgjidh të gjitha detyrat dhe përqendrohet tek arritja e dëshirave.

VIRGJËRESHA NË DASHURI

Mos u gënje nga emri “Virgjëreshë”, *hehe*. Virgjëresha nuk është aspak modeste apo e turpshme. Por, duhet ta dini që zgjedh gjithnjë më të mirën në dashuri. Shpirti binjak duhet të jetë perfekt, gallatë, miqësor/e…Ka punë-puna.

Se mos harrojmë: Nuk mund t’ia hedhësh. As mos e ço nëpër mend.

VIRGJËRESHA ME MIQTË

Virgjëresha organizon kohën, informacionin që merr dhe sigurisht, edhe njerëzit me të cilët rri. Miku/ja yt/jote Virgjëreshë është ai/ajo që ju mbledh për udhëtime, apo ku të gjithë shkoni për të marrë një këshillë. Se mos keqkuptohemi, mos prit puthje dhe përqafime, por përballu me realitetin shqeto, pa asnjë ojnë e lajkë. Nëse je gati për fjalinë: “Lëre se nuk bën për ty!”, shko te Virgjëresha.

Kur flasim për humorin, Virgjëresha nuk di të bëjë shaka pa futur pak sarkazmë. Pra, nëse batuta është bifteku, sarkazma është piperi. Mos e merr fare personale, as mos mbaj inat, se në fund të ditës, ti humb.

Virgjëresha i vlerëson pa fund miqtë dhe kujdeset që të jetë gjithmonë korrekte me të gjithë.

VIRGJËRESHA KUR ËSHTË VETËM

Ç’bën një Virgjëreshë kur pas një dite të lodhshme, shrihet në krevat? E thjeshtë, nuk shtrihet direkt. Bën hapat e kujdesit të lëkurës, vendos “mood-in” e duhur, merr një libër dhe më pas, rehatohet në çarçafët e pastër dhe dhomën e rregullt. (Një Virgjëreshë nuk e ka atë karrigen me rroba që të tremb kur të del gjumi natën).

Do të dish edhe diçka tjetër?

Virgjëreshat janë leximtarët e horoskopit. Për këtë ka gisht Mërkuri, i cili ndikon në dëshirën për të marrë sa më shumë informacion dhe njohuri. Si një shenjë toke, Virgjëresha e çmon shumë rehatinë. Ajo do një divan/shtrat komod dhe të pastër, ku të shtriqë muskujt dhe të ndihet e relaksuar.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons

It's time to learn how a Virgo behaves, in every aspect!

Është fiks çasti që të mësosh se si sillet
GETTY/ MARGIE RISCHIOTTO

Virgo is a perfectionist, super organized and very prejudiced. We all know this, but do you know how a virgin behaves in love, with friends, or when she is totally alone? No? Well, you can learn now!

VIRGIN AT WORK

Virgjëresha udhëhiqet nga Mërkuri. Falë planetit të komunikimit dhe udhëtimeve, Virgjëresha mund të kapë çdo detaj. Shpesh ekziston një mendim se Virgjëreshat janë super të fiksuara me organizimin, por në fakt, thjesht duan ta kenë të sistemuar ambientin e tyre. Domethënë, nëse të gjithë do të mbanin pastër qoshen e tyre, bota do të ishte perfekte. Gjithsesi, kemi një këshillë: Para se ai prezantimi të shkojë të klienti, duhet të kalojë në duart dhe sytë e mprehtë të një Virgjëreshe.

Duke qenë se Virgjëresha vjen direkt pas Luanit, ajo merr rolin e një lideri. Ajo është kreative, dëgjon mendjen dhe zemrën, i zgjidh të gjitha detyrat dhe përqendrohet tek arritja e dëshirave.

VIRGJËRESHA NË DASHURI

Mos u gënje nga emri “Virgjëreshë”, *hehe*. Virgjëresha nuk është aspak modeste apo e turpshme. Por, duhet ta dini që zgjedh gjithnjë më të mirën në dashuri. Shpirti binjak duhet të jetë perfekt, gallatë, miqësor/e…Ka punë-puna.

Se mos harrojmë: Nuk mund t’ia hedhësh. As mos e ço nëpër mend.

VIRGJËRESHA ME MIQTË

Virgjëresha organizon kohën, informacionin që merr dhe sigurisht, edhe njerëzit me të cilët rri. Miku/ja yt/jote Virgjëreshë është ai/ajo që ju mbledh për udhëime, apo ku të gjithë shkoni për të marrë një këshillë. Se mos keqkuptohemi, mos prit puthje dhe përqafime, por përballu me realitetin shqeto, pa asnjë ojnë e lajkë. Nëse je gati për fjalinë: “Lëre se nuk bën për ty!”, shko te Virgjëresha.

Kur flasim për humorin, Virgjëresha nuk di të bëjë shaka pa futur pak sarkazmë. Pra, nëse batuta është bifteku, sarkazma është piperi. Mos e merr fare personale, as mos mbaj inat, se në fund të ditës, ti humb.

Virgjëresha i vlerëson pa fund miqtë dhe kujdeset që të jetë gjithmonë korrekte me të gjithë.

VIRGJËRESHA KUR ËSHTË VETËM

Ç’bën një Virgjëreshë kur pas një dite të lodhshme, shrihet në krevat? E thjeshtë, nuk shtrihet direkt. Bën hapat e kujdesit të lëkurës, vendos “mood-in” e duhur, merr një libër dhe më pas, rehatohet në çarçafët e pastër dhe dhomën e rregullt. (Një Virgjëreshë nuk e ka atë karrigen me rroba që të tremb kur të del gjumi natën).

Do të dish edhe diçka tjetër?

Virgos are the horoscope readers. Mercury has a hand in this, which influences the desire to get as much information and knowledge as possible. As an earth sign, Virgo values ​​comfort a lot. She wants a comfortable and clean couch/bed where she can stretch her muscles and feel relaxed.

Suggested articles: