Instagram-i ka një politikë shumë serioze mbi postimin e fotove që kanë subjekte seksuale, por sipas njerëzve, kjo vlen vetëm për gratë.
Për të mbështetur argumentin, ata kanë marrë shembull rastin e Tommy Lee, i cili shpërndau një foto komplet nudo, ku "personazhi kryesor" ishte penisi i tij. Deri këtu, okay, por fotoja qëndroi me orë të tëra, derisa Instagram-i e konsideroi si nuditet dhe e fshiu.
Pikërisht, kjo acaroi njerëzit, të cilët ndanë në Twitter mendimet e tyre mbi "standardet e dyfishta" të aplikacionit.
"Fotoja e Tommy Lee qëndroi për orë të tëra, ndërsa kur gratë postojnë një foto ku u duket pak thithka e majtë, menjëherë i kap censura", shkroi një përdorues i Twitter.
Women's accounts get banned on #Instagram for just showing nipples and yet #TommyLee can post a full frontal dick pic and not get into trouble. The double standards
— BikzIsMe (@BikzIsMe) August 11, 2022
Why is it that Tommy Lee can show his ? and people have no problem, but Britney Spears can’t show her body (privates covered btw) without hate? Make it make sense!
— ?Briana? (@briana__gomez) August 13, 2022
Shumë të tjerë e krahasuan me postimet e Britney Spears, e cila shpeshherë poston foto topless apo nudo dhe Instagram-i nuk është një "fans" i tyre, ndaj artistja i mbulon pjesët intime me emoji.
E njëjta situatë ka ndodhur edhe me Madonna, e cila përmes një postimi në Instagram, shtroi problemin dhe tha se aplikacioni i kishte fshirë postimin pa një njoftim paraprak.
View this post on Instagram
Gjithashtu, njerëzit u ndalën edhe te komentet dashakeqe, të cilat sërish gjykojnë Britney-n sepse poston foto nudo, ndërsa "lavdërojnë" Tommy-n për guximin.
2022 and we have to witness Tommy Lee being praised for posting a frontal nude while Britney Spears is constantly momshamed for posting sexy pics ffs pic.twitter.com/ctu0EF8fCc
— Bia Wheats ???? ?? (@biatrigo) August 11, 2022
Gjatë kësaj periudhe, Instagram-i është përballur shpesh me kritika të shumta nga përdoruesit, të famshëm apo jo për faktin se po i përngjet gjithnjë e më shumë TikTok-ut, por së fundmi edhe për diferencën me bazë gjinore.
Artikuj të sugjeruar: