Showbiz dhe TV

Pra, në historinë e Big Brother në Shqipëri, vetëm 4 njerëz janë bërë ~prindër~

Shkruar nga Anabel

16 Gusht 2022

Pra, në historinë e Big Brother në Shqipëri, vetëm 4
Photo Credits: Wikipedia

Ditën e djeshme, Einxhel Shkira, përmes një videoje, pranoi më në fund se ishte në pritje të ëmbël, së bashku me partnerin e saj, DJ Dagz.

Dyshja u njoh në Big Brother Albania VIP, edicioni i parë. Për lidhjen pati dyshime dhe jo pak njerëz brenda dhe jashtë shtëpisë ishin skeptikë apo mosbesues. Megjithatë, të gjitha këto bien poshtë dhe mesa duket, jo, Einxhel dhe Dagz nuk ishin aq aktorë të mirë. Ata ishin thjesht dy njerëz që u dashuruan në rrethana të çuditshme, por shumë interesante.

Pra, në historinë e Big Brother në Shqipëri, vetëm 4
Photo Credits: Google Images

Big Brother në Shqipëri ka nxjerrë shumë çifte ndër vite, por deri tani vetëm dy prej tyre janë bërë/ do të bëhen prindër.

Në Big Brother (jo VIP) 4, një nga  marrëdhëniet më të diskutuara të atij sezoni ka qenë çifti Neda-Ogren.

Neda Karafili dhe Ogren Balluku u martuan verën e 2015-ës dhe sot janë prindër të dy djemve, Serzh dhe Zai. 

Pra, në historinë e Big Brother në Shqipëri, vetëm 4
Photo Credits: Google Images

Një dashuri brenda dyerve të mbyllura dhe qindra kamerave, duket e pazakontë, por është pikërisht kjo ajo që i bën këto histori sa të bukura, aq edhe të veçanta.

Bëhu pjesë e shorteut Coca-Cola

Fito çdo javë një Smart TV.

Ad by Mediadesk.al

MOS I HUMBISNI