News

Nisur nga sulmet e delfinit në Japoni: Pse (disa) delfinë mund të bëhen agresivë?

Nisur nga sulmet e delfinit në Japoni: Pse (disa) delfinë mund të
Photo Credits: Getty Images

Në një plazh japonez, së fundmi ka nisur një varg sulmesh nga delfinët. Sipas mediave lokale, të paktën një burrë u dërgua në spital pak ditë më parë dhe të nesërmen dy notarë të tjerë u kafshuan në krahë.

Zyrtarët japonezë besojnë se i njëjti delfin është përgjegjës për të paktën gjashtë sulme deri më tani.

Ndonëse delfinët zakonisht nuk janë agresivë ndaj njerëzve, armiqësia ndaj notarëve nuk është e padëgjuar.

Mediat lokale raportuan se një burrë u kafshua në të dy krahët të enjten në mëngjes, 11 gusht. Kjo u pasua nga një sulm tjetër në të njëjtën pasdite ndaj një burri të dytë - i cili pësoi lëndime në gishtat e dorës së majtë.

Të dy incidentet ndodhën në plazhin Koshino, një destinacion i njohur për notarët dhe delfinët afërqytetit perëndimor japonez, Fukui.

Zyrtarët, tashmë kanë instaluar pajisje me zhurma të larta, me shpresën se do të pengojnë delfinët nga zona. Notarët janë paralajmëruar gjithashtu për rreziqet që paraqesin krijesat e egra.

Aktualisht nuk është e qartë se çfarë lloj delfini ishte përfshirë në sulm.

Sipas mediave lokale, delfinët në zonë janë mësuar me ndërveprimin njerëzor dhe janë parë në pjesë jashtëzakonisht të cekëta të plazhit - duke përfshirë ujërat deri në gjunjë.

Në mbarë botën, sulmet e delfinëve janë të rralla, por jo të padëgjuara.

Shkencëtarët kanë sugjeruar se delfinët e egër me hundë "shishe" e shohin notin përkrah njerëzve "tepër stresues", sepse kjo "prish rutinat e tyre të sjelljes".

Në Irlandë dy gra u plagosën në harkun kohor të dhjetë ditëve në vitin 2013 nga i njëjti delfin. Një vit më vonë, pesë notarë u shpëtuan në brigjet e Irlandës, pasi një delfin i rrethoi në mënyrë agresive.

Përveç armiqësisë ndaj njerëzve - delfinët ndonjëherë sillen jashtëzakonisht dhunshëm ndaj krijesave të tjera të detit.

Burimi: BBC

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

In wake of dolphin attacks in Japan: Why can (some) dolphins become aggressive?

Nisur nga sulmet e delfinit në Japoni: Pse (disa) delfinë mund të
Photo Credits: Getty Images

On a Japanese beach, a series of attacks by dolphins has recently started. According to local media, at least one man was taken to hospital a few days ago and two more swimmers were bitten on the arms the next day.

Japanese officials believe the same dolphin is responsible for at least six attacks so far.

While dolphins are not usually aggressive towards humans, hostility towards swimmers is not unheard of.

Local media reported that a man was bitten on both arms on Thursday morning, August 11. This was followed by another attack the same afternoon on a second man - who suffered injuries to the fingers of his left hand.

Both incidents happened at Koshino Beach, a popular destination for swimmers and dolphins near the western Japanese city of Fukui.

Officials have already installed high-noise devices, hoping to deter dolphins from the area. Swimmers have also been warned about the dangers posed by the wild creatures.

It is currently unclear what type of dolphin was involved in the attack.

According to local media, dolphins in the area have become accustomed to human interaction and have been seen in extremely shallow parts of the beach - including knee-deep water.

Around the world, dolphin attacks are rare, but not unheard of.

Scientists have suggested that wild bottlenose dolphins find swimming alongside humans "extremely stressful" because it "disrupts their behavioral routines".

In Ireland two women were injured in the space of ten days in 2013 by the same dolphin. A year later, five swimmers were rescued off the coast of Ireland after a dolphin aggressively surrounded them.

In addition to hostility towards humans - dolphins sometimes behave extremely violently towards other sea creatures.

Source: BBC