Fakt: Nëse filmat horrorë bazohen në histori të vërteta ose legjenda të rajoneve të ndryshme, janë shumë më të frikshëm. “The Curse of La Llorona” është filmi i gjashtë i Conjuring Universe (pas The Conjuring, The Conjuring 2, The Nun, Annabelle dhe Annabelle: Creation) dhe u transmetua në kinematë amerikane më 19 prill.
Për çfarë flet filmi? Anna, një punonjëse sociale, investigon në lidhje me rastin e dy djemve në dukje të keqtrajtuar nga e ëma. Pasi trupat e tyre shfaqen në një lumë, fëmijët e Anna-s, Samantha dhe Chris, shfaqin në trup të njëjtat shenja që kishin edhe dy djemtë e tjerë. Pas kësaj, Anna nis të mendojë se një forcë e mbinatyrshme po ndjek familjen e saj.
Figura e saj është e lidhur ngushtë me rajone të veçanta në Meksikë dhe rajonet përreth, të cilët besojnë në ekzistencën e fantazmës. Isla de Las Muñecas është një vend i vogël ku njerëzit betohen se mund të dëgjohen thirrjet e saj.
Sipas legjendës ku është bazuar filmi, një grua e bukur me emrin Maria u tradhtua nga bashkëshorti. Si një mënyrë për t’u hakmarrë, ajo vrau dy personat që ai donte më shumë në jetë: fëmijët. Pas ngjarjes makabre, ulërimat e saj dëgjoheshin në të gjithë fshatin. Emri ka kuptimin “gruaja që qan”.
Në këto kultura, zbatohen rituale për ta mbajtur shpirtin e Maria-s larg fëmijëve (kryqe, drita, lutje).
Pra, nëse po kërkoni për një version më të frikshëm të Medeas, shikim të këndshëm.