Çfarë po ndodh rreth nesh

Angelina Jolie, në menopauzë në moshën 39-vjeçare

24 Mars 2015

Angelina Jolie, në menopauzë në moshën 39-vjeçare

Angelina Jolie Pitt zbulon se ka hyrë në menopauzë të hershme, pasi ka hequr vezoret dhe tubat e falopit, për shkak të një risku të lartë për kancer. Aktorja dhe regjizorja 39-vjeçare ka kryer më parë mastektomi të dyfishtë dhe hapi tjetër parandalues në listë ishte ky operacion i dytë. Ajo nuk ka më mundësi të ketë fëmijë biologjikë. Të dyja ndërhyrjet kirurgjikale vijnë si pasojë e riskut të lartë që aktores t'i shfaqet kancer. Më parë, mamaja, gjyshja dhe tezja e saj kanë vdekur nga kanceri.

Angelina vendosi ta bëjë diçka të tillë, pasi doktori e lajmëroi se në analizat e gjakut të saj shfaqej diçka, që mund të ishte kancer. Fatmirësisht, rezultatet dolën pa probleme, por Angie vendosi ta bënte operacionin.

“Kisha një tumor të vogël beninj në një prej vezoreve, por asnjë shenjë kanceri në indet e mia”, shkroi Angelina në një artikull për NY Times.

“Zgjodha ta mbaj uterusin, pasi kanceri në atë vend nuk ësht pjesë e historisë time familjare”, shtoi ajo.

“Nuk është i mundur largimi i gjithë riskut dhe faktikisht unë vijoj të jem e prirur për të patur kancer. Tani, do të kërkoj mënyra natyrale për të forcuar sistemin imunitar. Ndihem femërore dhe me këmbë në tokë për zgjedhjet që po bëj për veten dhe familjen. E di që fëmijëve të mi nuk do t’ju duhet kurrë të thonë ‘Mami vdiq nga kanceri në vezore’.

Pavarësisht nga terapitë me hormone zëvendësuese që po kryej, jam në menopauzë. Nuk do të jem në gjendje të kem më fëmijë dhe pres gjithashtu edhe disa ndryshime fizike. Por, ndihem e qetë me çfarëdo të vijë, jo sepse jam e fortë, por sepse është pjesë e jetës. Nuk ka asgjë për t’u patur frikë!

Më vjen keq për gratë, tek të cilat ky moment i vjen herët në jetë, para se të kenë një fëmijë. Situata e tyre është më e vështirë se e imja. Unë bëra kërkime dhe zbulova se ekziston mundësia e heqjes së tubave të falopit, pa ngacmuar vezoret. Kështu ruhet aftësia për të patur fëmijë dhe për të mos hyrë në menopauzë. Shpresoj që ato gra të jenë të informuara për këtë.

Marrja e këtyre vendimeve nuk është e lehtë. Por, është e mundur ta marrësh kontrollin dhe të sulmosh çdo lloj problem shëndetësor. Mund të kërkosh këshilla, të mësosh mundësitë e tua dhe të bësh zgjedhjet e duhura. Dija është fuqi!”

Burimi: NY Timea

#showbiz